Gwyneth Paltrow thotë se ajo dhe Cardi B thjesht po bëjnë pjesën e tyre për të shembur patriarkatin (rend shoqëror që karakterizohet nga sundimi i plotë i burrit në familje e në marrëdhëniet shoqërore) për të normalizuar vaginat për të gjithë. Ajo tha për Elle se qirinjtë me aromë vagine dhe kënga “WAP” e Cardi B dhe Megan Thee Stallion i i bëjnë njerëzit të ndihen më rehat me trupat e tyre.
“WAP” ka kuptimin “wet a*s pu*sy” dhe i referohet dëshirave seksuale femërore, ndërsa në fillim të vitit, Goop, kompania e Gwyneth Paltrow mbi mirëqenien dhe stilin e jetesës, prezantoi qirinjtë “This smells like my vagina” (Kjo mban erë si vagina ime).
“E gjitha është pjesë e shkatërrimit të patriarkatit,” tha Paltrow për Elle. “Të gjithë po përpiqemi ta ndryshojmë, duke nxjerrë qirinj feminist, një këngë si ajo e Cardi-t etj. Duhet të përpiqesh vazhdimisht, duhet të shkosh shumë larg. Duhet një ‘WAP’ ose një qiri ‘Smells Like My Vagina’. E kështu njerëzit thonë ‘Çfarë është kjo?’. E ata çuditen. Është proces që ndodh me kalimin e kohës.”
Nëse jeni kuriozë, Goop e përshkruan aromën e qirinjve si “qesharake, seksi dhe të papritur.” Në përbërje ka barbarozë, bergamot, kedër dhe trëndafil.
Artikull i rekomanduar: E fshehta pas parfumeve dhe qirinjve me aromë vagine