Metropolitan

Succession – seriali që njerëzit e urrejnë po aq sa duan ta shohin

Succession – seriali që njerëzit e urrejnë po aq sa duan ta

Nëse ka ndonjë serial që po zëvendëson denjësisht suksesin e “Game of Thrones” për HBO është padyshim “Succession”. Në ceremoninë e këtij viti të Emmy Awards, seriali u vlerësua për aktrimin, regjinë, skenarin dhe dramën më të mirë. Cili është sekreti i “Succession”?

“Succession” ndjek jetën e Logan Roy (i luajtur nga Brian Cox), CEO në moshë të thyer i Waystar Royco, kompani e madhe mediatike dhe argëtuese, dhe të katër fëmijëve të tij – tre prej të cilëve dëshirojnë me patjetër t’i zënë vendin.

Ka diçka të pazakontë në “Succession”. Nga një anë ka fansa të zjarrtë dhe nga ana tjetër, askush prej tyre nuk i pëlqen personazhet.

Succession – seriali që njerëzit e urrejnë po aq sa duan ta
Sarah Snook dhe Kieran Culkin si Shiv dhe Roman Roy.

Përpara se të nisni serialin, duhet të përshtasni trurin me tonin e tij – cinik dhe të hidhur. Anëtarët e familjes Roy abuzojnë verbalisht me njëri-tjetrin. Ata janë dinakë. Kanë një sens të errët humori dhe personazhet janë të tillë: i urren po aq sa dëshiron t’i shohësh. Ata nuk kujdesen për njëri-tjetrin ose për punonjësit e kompanisë dhe e përqëndrojnë vëmendjen e tyre te paratë, karriera, pushteti dhe janë të aftë të mbulojnë çdo skandal mediatik.

Aktori Matthew Macfadyen (Tom Wambsgans) e shpjegon serialin kështu: “Është si film me superheronj, vetëm më i mirë. Ti mund të bësh çfarë të duash. Autoritetet nuk të prekin. Ti vesh një kostum, i cili është i dizenjuar nga Armani.”

"Succession", i krijuar nga Jesse Armstrong, pati premierën në HBO në qershor të vitit 2018. Në gusht-tetor të 2019-s u transmetua sezoni i dytë. Në prapaskenat e Emmy Awards, Armstrong u shpreh se produksioni me gjasë do të nisë punën për sezonin e tretë këtë vjeshtë-dimër.

Burimet: IMDb, BBC, Guardian, Elle

REELS

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

Succession - the series that people hate as much as they want to see it

Succession – seriali që njerëzit e urrejnë po aq sa duan ta

If there is one series that is worthily replacing the success of "Game of Thrones" for HBO, it is definitely "Succession". At this year’s Emmy Awards ceremony , the series was praised for best acting, directing, screenplay and drama. What is the secret of "Succession"?

"Succession" follows the life of Logan Roy (played by Brian Cox), the aging CEO of Waystar Royco, a major media and entertainment company, and his four children - three of whom he definitely wants to catch. place.

There is something unusual about Succession. On the one hand there are ardent fans and on the other hand, none of them like the characters.

Succession – seriali që njerëzit e urrejnë po aq sa duan ta
Sarah Snook and Kieran Culkin as Shiv and Roman Roy.

Before you start the series, you need to adjust the brain to its tone - cynical and bitter. Roy family members verbally abuse each other. They are cunning. They have a dark sense of humor and the characters are like this: you hate them as much as you want to see them. They do not care about each other or company employees and focus their attention on money, career, power and are able to cover any media scandal.

Actor Matthew Macfadyen (Tom Wambsgans) explains the series: "It's like a movie with superheroes, only better. You can do whatever you want. The authorities do not touch you. You wear a suit, which is designed by Armani. "

"Succession", created by Jesse Armstrong, premiered on HBO in June 2018. The second season aired in August-October 2019. Behind the scenes of the Emmy Awards, Armstrong said the production will likely start work for its third season this fall-winter.

Burimet: IMDb, BBC, Guardian, Elle