Ju kujtohen Bad Romance, Poker Face dhe klipet eksplicite që shoqëronin ato këngë? Mesa duket, Lady Gaga i është rikthyer përsëri klipeve të saj të veçanta, ndryshe nga çdo gjë tjetër që keni parë, si dhe muzikës personale!
“Kanë kaluar shumë vite që kur jam ndjerë kaq e gjallë në krijimarinë time për të bërë atë që quhet ‘911’ ”, shkroi Lady Gaga në Instagram.
Ditën e premte, ajo publikoi filmin e shkurtër të këngës “911”, video që për këngëtaren është “shumë personale” në udhëtimin e saj me shëndetin mendor.
“Ky film i shkurtër është shumë personal për mua. Është mënyra sesi realiteti dhe ëndrrat mund të ndërlidhen për të formuar heronj brenda dhe rreth nesh”, shkroi 34-vjeçarja.
Klipi është i frymëzuar nga filmi klasik armen “The Color of Shegrat” dhe për këngëtaren, e gjithë videoja s’është asgjë tjetër veçse një pasqyrë e mendimeve të saj:
“Diçka që dikur ishte jeta ime e përditshme, tani është një film, një histori e vërtetë që tani është e kaluara dhe jo e tashmja. Është poezia e dhimbjes!”
View this post on Instagram
Një përdorues i Twitter-it ndau ekranet e dy videove muzikore dhe filmave duke treguar lidhje të qarta midis filmit të vitit 1996 dhe videos së Gaga-s. Videoja e Gaga-s paraqet simbolet e filmit në alegorinë e saj të dhimbjes.
Thread of @ladygaga #911video references from the film The Colours of Pomegrenates pic.twitter.com/6l3D280lfz
— Vlademonic (@iamvlademirr) September 18, 2020
Në fund të filmit të shkurtër, një Gaga e dëmtuar dhe e kapur nga paniku zgjohet nga ëndrra në një barelë pas një aksidenti automobilistik. Përreth saj, një teatër shfaq një "Festival të Filmit Armen" me një poster për filmin “Sergei Parajandy” në mur ndërsa kaosi vazhdon.
Skena e aksidentit dhe disa nga veshjet e videove, të kujtojnë stilin e piktores Frida Kahlo dhe përplasjen traumatike të autobusit që frymëzoi disa nga punimet e saj më të famshme.
This had to be a reference to Frida Kahlo. From the tehuana dress to the accident painting, life imitates art #911video https://t.co/xFjyPASMss pic.twitter.com/63cP5hbiUu
— jeronimo monterrubio (@Jeronimomnt) September 18, 2020
"Dikur zgjohesha në mëngjes dhe kuptoja se isha "Lady Gaga". Pastaj u bëra shumë e dëshpëruar dhe e trishtuar dhe nuk doja të isha vetvetja", tha Gaga për People.
"Unë u ndjeva e kërcënuar nga gjërat që karriera më solli në jetën time dhe nga ritmi i jetës sime".
Ajo shtoi:
"Kam kaluar shumë kohë në një lloj gjendje pezulli, thjesht duke mos dashur të bëj asgjë. Pastaj, më në fund, ngadalë fillova të bëj muzikë dhe të tregoj historinë time përmes muzikës."
Burimi: People