Orë më parë, Bieta Sulo postoi një foto në llogarinë e saj të Instagram-it, ku mbante në duar një tollumbac ngjyrë rozë. Kaq u desh që njerëzit të aludonin për një shtatzëni të mundshme, madje pjesa më e madhe e komentuesve ishin të sigurt që bebi i radhës do të ishte vajzë.
View this post on Instagram
Nisur nga komentet e shumta dhe lajmet nëpër portale që nisën të qarkullonin sa hap e mbyll sytë, moderatorja u detyrua të sqarohet publikisht. Këtë mëngjes, Bieta postoi një tjetër foto, me të njëjtën veshje, por kësaj here pa një tollumbac në duar.
"Një foto pa tollumbac se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t'i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze. E vërteta e kësaj fotoje është më e thjeshtë, ai tollumbac më gjendej në shtëpi dhe plus, më shkonte me fustanin. Gjithsesi, ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë dhe pse parashikoj që do ta kem djalë."
View this post on Instagram
Një tollumbac i çoi njerëzit goxha larg, pa menduar se është thjesht një detaj që i jep edhe më shumë ngjyrë fotos. Ah Instagram-i!