Metropolitan

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2021

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2021

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) konfirmoi për ESCToday pjesëmarrjen në garën e ardhshme të Eurovision Song Contest 2021, i cili do të mbahet në Hollandë. RTSH konfirmoi për ESCToday se Shqipëria nuk do të përfaqësohet nga Arilena Ara, fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës, por nga fituesi/ja e këtij viti.

Festivali i Këngës do të mbahet në dhjetor, ndërkohë që datat nuk janë specifikuar ende. Shqipëria është një nga shtetet, si Suedia, Estonia, Finlanda, Franca, Kroacia etj., të cilat kanë vendosur të mos përfaqësohet me fituesin e mëparshëm. Shtojmë se shtete si Spanja, Gjeorgjia, Greqia, Zvicra etj., do të marrin pjesë me përfaqësuesin/en e vitit 2020, por jo me të njëjtën këngë. Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare, do të përfaqësojë Zvicrën. Në Eurovision 2020, ai do të përfaqësohej me "Répondez-moi", por në edicionin e ardhshëm, i cili do të mbahet në 18-22 maj, Gjon's Tears do të prezantojë tjetër këngë.

Në fillim të korrikut, RTSH njoftoi se kanë nisur përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues. Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival,"u shkrua në njoftim.

Sipas njoftimit, pritet që këtë muaj, krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. 

Shënim: Në një version të mëparshëm të këtij artikulli, u shkrua gabim kënga e Gjon's Tears. "Répondez-moi" është kënga që do të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision 2020, jo 2021.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Albania confirms participation in Eurovision 2021

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2021

Albanian Radio Television (RTSH) confirmed for ESCToday the participation in the next Eurovision Song Contest 2021, which will be held in the Netherlands. RTSH confirmed for ESCToday that Albania will not be represented by Arilena Ara, the winner of the last edition of the Song Festival, but by this year's winner.

The Song Festival will be held in December, while the dates have not been specified yet. Albania is one of the countries , such as Sweden, Estonia, Finland, France, Croatia, etc., which have decided not to be represented by the previous winner. We add that countries like Spain, Georgia, Greece, Switzerland, etc., will participate with the representative of 2020. Gjon's Tears, the singer of Albanian origin, will represent Switzerland with "Répondez-moi".

In early July, RTSH announced that preparations for the 59th Song Festival have begun.

"Despite the situation created by the coronavirus, it is certain that this year, the biggest song event in the country will be held. The Deputy General Director of ART, Martin Leka held today the first consultative meeting with the creators, who have left their mark on this festival, musicians and songwriters. "Issues related to the quality of the festival were discussed at the meeting, ranging from the establishment of an evaluation commission for the selection of songs to the criteria for participation in the festival," the statement said.

According to the announcement, it is expected that this month, the creators will present the competing songs for the 59th edition.