Health News

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni përshëndetjen e vjetër shqiptare

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2020

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni

Në fillim të pandemisë, pak pasi ekspertët e shëndetit publik zbuluan disa të dhëna bazë për koronavirusin që shkaktonte sëmundjen Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe të tjera institucione prestigjioze, sugjeruan se një ndër mënyrat si mund të parandalohet përhapja e infeksionit është shmangia e përshëndetjeve duke shtrënguar duart dhe në vend të kësaj, njerëzit mund të takoheshin duke prekur bërrylat.

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni

Sigurisht që takimet me bërryla mund të shmangin deri diku përhapjen e mëtejshme të infeksionit, mirëpo sërish mbeten të rrezikshme sepse nuk ruhet distanca sociale. Pasi OBSH tha se koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit, ruajtja e një distance sociale të paktën prej 1 metër u bë e domosdoshme. Kështu, rrjedhimisht takimet me bërryl nuk e mundësojnë ruajtjen e distancës.

Tradita të kulturave të ndryshme praktikojnë, sigurisht jo për shkak të pandemisë, përshëndetjet të cilat nuk kërkojnë që njerëzit të prekin njëri-tjetrin. Sot, më shumë se kurrë, lind nevoja për praktikimin e këtyre përshëndetjeve, të cilat vërtet mund të mos jenë pjesë e kulturës sonë, por janë të domosdoshme.

Ekspertët sugjerojnë atë që njihet si “namaste”, praktikë e përhapur nga India në Nepal, që konsiston në bashkimin e qepallave të duarve për të përshëndetur të tjerët.

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni

Një tjetër formë përshëndetje është “wai”, e përhapur gjerërisht në Tajlandë si ndikim i budizmit dhe hinduizmit, që konsiston në prekjen e duarve dhe lëvizjen e lehtë të kokës.

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni

Ndërkohë që japonezët praktikojnë “bowing” që i referohet përkuljes së lehtë të trupit dhe kokës.

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni

Për kulturën islame ose vendet që kanë qenë në ndikimin e kësaj kulture, përshëndetja kryesore është “As-salamu alaykum" (paqja qoftë mbi ju), por puthjet, përqafimet dhe prekjet janë të përhapura së tepërmi në këtë kulturë. Megjithatë shumë njerëz të komunitetit musliman, preferojnë të përshëndeten duke vendosur dorën e djathtë te zemra.

Një përshëndetje e tillë është fort e përhapur edhe në kulturën shqiptare, sidomos te brezat më të hershëm të cilët e kanë përdorur për të shfaqur respekt ndaj personit përballë. Në fund të korrikut, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se duhet të rikthehet përshëndetja tradicionale shqiptare me dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

“Ne shqiptarët kemi një traditë shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta. Pse të mos e rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm,” tha Manastirliu.

Rreziku i takimeve me bërryl ose duar: Pse duhet të praktikoni

Artikuj të rekomanduar:

MOS I HUMBISNI