Ditë e re, një tatuazh i ri për Justin Bieber! Këngëtari ka mbi 60 tatuazhe në trupin e tij, por ky i fundit duket kaq i sikletshëm!
26-vjeçari zgjodhi qafën për simbolin e radhës: një trëndafil gjigant! Të gjithë procesin (e dhimbshëm), Bieber e dokumentoi në Instagram dhe vetëm duke e parë, mund ta imagjinojmë sa minuta të tmerrshme ka qenë duke kaluar.
Sidoqoftë, Justin-it i pëlqen dhe nuk ndalon së publikuari foto me tatuazhin e ri. Një trëndafil që zë pjesën më të madhe të qafës sepse ndoshta nuk ka më asnjë vend bosh në trupin e këngëtarit!
View this post on Instagram