Shqipëria

Në sport, Kosova dhe Shqipëria janë vërtet një!

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2020

Në sport, Kosova dhe Shqipëria janë vërtet një!

Shqipëria dhe Kosova do të kenë më në fund një kampionat të përbashkët.

Nga edicioni i ardhshëm 2020-2021, ekipet më të mira profesioniste të basketbollit në Shqipëri dhe Kosovë, do të konkurrojnë në një ligë të përbashkët.

Këtë të enjte, vendimi i përfolur prej kohësh u zyrtarizua në një ceremoni nga të dy Federatat, të cilat firmosën marrëveshjen.

Basketbolli, do t’i bashkojë dy vendet në atë që do të quhet Liga Unike.

Në edicionin e parë të Ligës së Përbashkët, do të marrin pjesë 8 skuadra.

Përkatësisht nga Shqipëria do të konkurrojnë: Tirana, Vllaznia, Teuta dhe Goga Basket, ndërsa nga Kosova, Ligës do t’i bashkohet Prishtina, Peja, Rahoveci dhe KB Ylli.

Ndërkohë priten bashkëpunime edhe në Federata të tjera.

Burimi: ReportTV, A2 News