Social Buzz

Ky është zbulimi i gjinisë së bebit, më madhështor që keni parë!

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2020

Ky është zbulimi i gjinisë së bebit, më madhështor

Një çift “influencers” vendosën ta çojnë zbulimin e gjinisë së bebushit të tyre, në një nivel tjetër. Anas dhe Asala Marëah kanë shpenzuar pothuajse $100.000 ((74,000 £), për të ndriçuar me drita dhe hije të shndritshme blu dhe fjalët “Është një djalë”, në ndërtesën Burj Khalifa, në Dubai.

Çifti filmoi të gjithë momentin dhe sigurisht, e shpërndau në Internet.

Në video, ata shihen duke pritur lajmin, teksa mbajnë në krah vajzën e tyre të vogël.

Asala thuhet se ka kaluar muaj duke planifikuar zbulimin e madh, me ndihmën e bashkëshortit të saj.

“Ne kemi dashur të bëjmë diçka unike dhe të paharrueshme, në mënyrë që të gjthë ta shohim në të ardhmen dhe të kujtojmë atë që kemi ndërtuar si familje", tha ajo për Metro.

Videoja në kanalin e tyre të YouTube numëron tashmë rreth 18 milionë shikime dhe tregon gjithë prapaskenat e ngjarjes, si dhe planifikimin e bërë.

Çifti e quajti “festa më e madhe e zbulimit të gjinisë në botë”.

Edhe llogaria zyrtare në Twitter e Burj Khalifa, shpërndau videon dhe i uroi për lajmin e bukur:

Videoja e plotë: