Lifestyle

3 adoleshentë përfundojnë në spital pas sfidës së TikTok

3 adoleshentë përfundojnë në spital pas sfidës së

Rritja e mediave sociale, ka sjellë një numër “sfidash” virale, që bëhen thuajse nga të gjithë, por, jo të gjitha janë të sigurta, madje sfida si “Benadryl Challenge” në TikTok mund të jenë edhe vdekjeprurëse.

Benadryl është një ilaç, që mund të blihet pa recetë dhe përdoret për të trajtuar alergjitë, por disa video të TikTok të shpërndara këtë vit, pretendonin se njerëzit mund të shohin halucinacione nëse marrin më shumë pilula seç duhet.

Tre adoleshentë përfunduan në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve “Cook” në Teksas, pasi panë videot dhe provuan të merrnin një mbidozë të ilaçit.

Rebeka, mori 14 pilula Benadryl në mes të natës. Nëna e saj shpjegoi se e bija filloi të mos fliste qartë dhe se po përjetonte halucinacione. Ritmet e zemrës së Rebekës u rritën, kështu familja e saj, e shqetësuar, e dërgoi atë në dhomën e urgjencës, në Spitalin e Fëmijëve.

Adoleshentja u mbajt nën vëzhgim brenda natës. Fatmirësisht rrahjet e zemrës së saj u kthyen në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në shtëpi të nesërmen.

Amber Jewison, një nga infermieret e në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve “Cook”, komentoi mbi sfidën, duke thënë:

“Ajo që më bëri përshtypje ishte se kishim tre adoleshentë që erdhën për të njëjtën gjë në një javë. Asnjë nga këta pacientë nuk po përpiqeshin të dëmtonin veten e tyre. Ata të gjithë thanë se panë video në TikTok dhe ishin kureshtarë ta provonin.”

Mbidozat me Benadryl mund të shkaktojnë rrahje të larta zemre deri në aritmi, halucinacione dhe kriza të tjera.

Mamaja e Rebekës, u shpreh:

“Si prindër, shqetësohemi për drogën, por kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të më duhej të kontrolloja edhe për ilaçe alergjie. Dua që edhe prindërit e tjerë ta dinë këtë sepse është e rrezikshme dhe unë nuk kisha asnjë ide. Jam e inatosur. Këta njerëz në thelb po përshkruajnë ilaçe pa një diplomë mjekësore dhe fëmijët tanë po u besojnë atyre."

Për të tre adoleshentët thuhet se nuk kanë ndonjë efekt shëndetësore afatgjatë dhe se po e marrin veten.

Burimi: Unilad

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

3 teenagers end up in hospital after TikTok challenge

3 adoleshentë përfundojnë në spital pas sfidës së

The rise of social media has brought a number of viral "challenges" that are posed by almost everyone, but not all are safe, and even challenges like the Benadryl Challenge at TikTok can be deadly.

Benadryl is a over-the-counter medicine used to treat allergies, but some TikTok videos released this year claim that people can see hallucinations if they take more pills than they should.

Three teenagers ended up at Cook's Children's Medical Center in Texas after watching videos and trying to take an overdose of the drug.

Rebecca, took 14 Benadryl pills in the middle of the night. Her mother explained that her daughter began to speak clearly and that she was experiencing hallucinations. Rebecca's heart rate picked up, so her anxious family sent her to the emergency room at the Children's Hospital.

The teenager was kept under surveillance overnight. Thankfully her heartbeat returned to normal and she was able to return home the next day.

Amber Jewison, one of the nurses at Cook Children's Medical Center, commented on the challenge, saying:

"What impressed me was that we had three teenagers who came for the same thing in one week. None of these patients were trying to harm themselves. "They all said they saw the video on TikTok and were curious to try it out."

Benadryl overdoses can cause high heart rate to arrhythmias, hallucinations and other seizures.

Rebecca's mother said:

"As parents, we worry about drugs, but I never thought I would have to check for allergy medications. I want other parents to know this too because it is dangerous and I had no idea. I'm angry. "These people are basically prescribing medicine without a medical degree, and our children are trusting them."

All three teens are said to have no long-term health effects and are recovering.

Source: Unilad