Duke nisur nga dita e hënë, nxënësit nëpër shkolla duhet të kenë me vete një formular mbi vetëdeklarimin shëndetësor, të cilin e plotësojnë bashkë me prindërit.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njoftoi fillimisht për plotësimin e formularit, gjë të cilën theksoi edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në një tjetër video në lidhje me masat që duhet të marrin prindërit me rinisjen e shkollave.
Formulari i vetëdeklarimit të shëndetit është i organizuar në këtë formë:
Vlen të shtohet se formulari lë vend për diskutim. Një prind shkruan në komentet e faqes së Facebook-ut të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë: “Unë mund të mbaj përgjegjësi nëse kam qenë, kam rezultuar pozitiv nga analizat dhe jam në dijeni. Unë nuk jam doktor që ta di nëse jam me Covid ose ajo. Unë mund të mos kem simptoma dhe të jem me Covid dhe mund të mos jem në dijeni sepse askush nuk të bën analizë pa simptoma”.
Për udhëzuesin “Mbi kujdesin dhe masat anti-Covid në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020-2021”, klikoni këtu.