Celebrity

Pra, Brad Pitt është kokë e këmbë i dashuruar me 27-vjeçaren

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2020

Pra, Brad Pitt është kokë e këmbë i dashuruar me

I rikthehemi historisë së Brad Pitt dhe Nicole Poturalski-it! Dyshja kanë më shumë se 9 muaj me njëri tjetrin dhe deri pak ditë më parë askush s'kishte kuptuar asgjë! U desh që çifti të qëndronte në vendin ku dikur Brad dhe Angelina u martuan, për ta marrë vesh e gjithë bota.

Madje, Nicole nuk është një histori flirti për aktorin, pasi burime për Us Weekly bëjnë me dije se çifti janë kokë e këmbë të dashuruar pas njëri tjetrit!

Modelja thuhet se është ndryshe nga çfarë Brad ka takuar gjer tani. Ajo s'ka ndërmend t'i tregojë botës sa e dashuruar është me Pitt dhe asgjë tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nico (@nico.potur) on

Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit gjatë gjithë kohës së fundmi, në Los Angeles. Brad është ende në proces divorci me Angelina-n, e ndërsa Nicole është nënë e një djali dhe paralelisht po jeton një martesë të hapur me biznesmenin  Roland Mary.

Pavarësisht vështirësive, asgjë s'i ndalon të jenë bashkë!

 

MOS I HUMBISNI