School & Career

Ç’është repotting dhe pse konsiderohet i rëndësishëm për karrierën tuaj

Ç’është repotting dhe pse konsiderohet i

Prezantimi i teorisë së repotting

John W. Gardner, Sekretar i Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies nën udhëheqjen e presidentit të SH.B.A, Lyndon Johnson (1963-1969), ishte i pari që prezantoi teorinë e repotting në vitin 1964 në librin e tij, "Vetë-rinovimi: Individi dhe Shoqëria Inovative". Repotting zakonisht lidhet me kopshtarinë dhe i referohet marrjes së bimës dhe vendosjes së saj në një mjedis të ri, zakonisht një vazo më e madhe, për të inkurajuar rritjen.

E njëjta teori vlen për përqëndrimin dhe përkushtimin në karrierë. Repotting, ose ndryshimi i përqëndrimit të karrierës dhe vendit të punës, është një mënyrë për të ringjallur krijimtarinë dhe energjinë tuaj. Kur nuk e gjen më veten të mbushur me energji në një kompani të caktuar, ndoshta është koha të zhvendoseni diku tjetër, ndoshta edhe në një fushë krejtësisht ndryshe nga ajo aktuale, për shembull nga shëndeti te teknologjia.

Pse mund të përfitoni nga repotting?

Kur ndryshoni karrierën, kompaninë ose fushën, natyrshëm e sfidoni veten që të vazhdoni të mësoni në mënyrë që “të mbijetoni”. Kur bini në një rutinë të caktuar, ndodh që krijimtaria bllokohet. Rritja e potencialit vjen nga sfida. Përvojat dhe sfidat e reja kërkojnë kreativitet dhe angazhim.

Krijimi i lidhjeve joformale hap dyert në fushat përkatëse. Megjithatë duhet thënë se repotting është thikë me dy presa, pasi jo gjithmonë ndryshimet janë të favorshme për ju. Mund të mendoni se ka ardhur koha të ndryshoni krejtësisht fushën e karrierës, por nga ana tjetër mund ta gjeni veten të papërgatitur. Thënë kjo, që repotting është një hap i rëndësishëm dhe i madh dhe si i tillë, duhet menduar me kujdes.

Burimi: The Ladders

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

What is repotting and why is it considered important for your career

Ç’është repotting dhe pse konsiderohet i

Introduction to repotting theory

John W. Gardner, Secretary of Health, Education and Welfare under the leadership of US President Lyndon Johnson (1963-1969), was the first to introduce the theory of repotting in 1964 in his book, Self-Renewal: Individual and Innovative Society ". Repotting is usually related to gardening and refers to taking the plant and placing it in a new environment, usually a larger pot, to encourage growth.

The same theory applies to career focus and dedication. Repotting, or changing your career and workplace focus, is a way to rekindle your creativity and energy. When you no longer find yourself full of energy in a certain company, maybe it's time to move somewhere else, maybe even in a field completely different from the current one, for example from health to technology.

Why can you benefit from repotting?

When you change career, company or field, you naturally challenge yourself to keep learning in order to "survive". When you fall into a certain routine, it happens that creativity is blocked. Potential growth comes from the challenge. New experiences and challenges require creativity and commitment.

Creating informal links opens the door to relevant areas. However it must be said that repotting is a double-edged sword, as changes are not always favorable to you. You may think it's time to completely change your career field, but on the other hand you may find yourself unprepared. Having said that, repotting is an important and big step and as such, one should think carefully.

Source: The Ladders