Celebrity

Botox në shtatzëni: Chrissy Teigen shpjegon arsyen pse e bëri

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2020

Botox në shtatzëni: Chrissy Teigen shpjegon arsyen pse e bëri

Chrissy Teigen vendosi të tregohet përsëri transparente me ndjekësit e saj dhe kësaj radhe foli në lidhje me përdorimin e Botox-it për të përballuar “dhimbjet e kokës nga shtatzënia”.

Në një seri postimesh në Twitter, Teigen, e cila është në pritje të fëmijës së tretë me John Legend, u tha ndjekësve se u konsultua me mjekun për të bërë injeksionet. (Megjithëse Botox përdoret shpesh për të zbutur rrudhat, hulumtimet kanë treguar se procedura mund të ndihmojë me kushte të caktuara neurologjike, duke përfshirë migrenën.)

“Kam dhimbje koke vërtetë të këqija gjatë shtatzënisë”, shpjegoi ajo.

“Isha e entuziasmuar për të bërë botoks të muskujve të qafës, së bashku me disa kombinime të tjera të mjekut. Më në fund po shoh pak dritë!

Teigen tha se ajo ka përdorur botoks për të ndihmuar edhe në dhimbjet e kokës që nuk lidhen me shtatzëninë, duke thënë se procedura “i ka ndryshuar jetën”.

Ajo shkruan:

“Botox-i i nofullës ishte një MUST për dhimbjet e mia të rregullta. Mund ta bëni gjithashtu edhe pranë vetullës, për migrenën.”

Chrissy shpjegoi se ajo është konsultuar me një neurolog dhe jo vetëm me një injektor kozmetik Botox-i.

Disa komentuesve që i shkruanin se “tani disa nëna nuk do të jenë dakord me ty”, ajo u tha:

“Nuk më intereson absolutisht.”

Kohët e fundit, Teigen pranoi se edhe disa nga shqetësimet e saj:

"Një pjesë e imja i mungon siguria e embrioneve të mia të përsosura, të krijuara në pjatën e tyre të vogël. Ata ndiheshin të paprekshëm dhe të sigurt. Tani ndihem pak ... si vezë".

Burimi: Glamour

MOS I HUMBISNI