Relationships

Si t'ja bëni nëse doni ta rifitoni sërish pas ndarjes

Nuk ka ndarje të thjeshta, por ribashkime të ëmbla po! Ju u ndatë, por me kalimin e kohës kuptuat se marrëdhënia ka nevojë për një tjetër shans. A do të pranojë ai/ajo? Fillimisht, duhet t'i rifitoni zemrën, por si?

Kaloni pak kohë të ndarë

Rregulli numër një i çdo ndarjeje është të kaloni pak kohë veç. Mos e kontaktoni për 2 javë.

Ndarjet janë shumë të lodhshme emocionalisht dhe juve ju duhet kohë për të marrë frymë, për t’u qetësuar dhe për t’i vënë gjërat në perspektivë. Koha larg njëri-tjetrit do lejojë që gjërat të ftohen dhe ju do të jeni më pak të emocionuar. Gjithashtu do të keni kohë të mendoni për mënyrën se si ndiheni për ndarjen, ku gabuat dhe a dëshironi të ktheheni me të.

Përqëndrohuni tek ajo që doni

Gjatë këtyre javëve larg, gjeni kohë për t’u përqëndruar te vetja. Qëndroni single dhe shijojeni. Vlerësoni se kush jeni dhe se çfarë doni. Shkoni në palestër, gjeni një stil të ri veshjeje, dilni jashtë me miqtë, bëni miq të rinj, gjeni një hobi të ri. S’ka asgjë më sexy se dikush që ka jetën e tij. Kjo do t’ju ndihmojë të rivendosni në vend vetëvlerësimin dhe sigurinë.

Nëse pas kësaj kohe (2 javë), gjatë së cilës i jeni kushtuar vetes, jeni ende të sigurt që e doni atë mbrapsht, kaloni në hapin tjetër.

Kuptoni përse ju la

Hapi i parë për të rikthyer marrëdhënien tuaj është të kuptoni se çfarë nuk shkoi si duhet dhe pse ajo/ai ju la. Asnjë vajzë/djalë nuk do t’ju pranojë nëse ju nuk e dini se përse ju ka lënë. Mendohuni gjatë edhe thellë, derisa t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve: Çfarë ju tha para se të ndaheshit? A kishte dhënë shenja? A ju tha se nuk ju pëlqente ose nuk ju dashuronte më?

Ju mund të mendoni se diçka thjesht ndryshoi tek ajo, por mundësitë më të mëdha janë që ajo ka dhënë shenja që tregonin që ishte fundi i marrëdhënies tuaj, se çfarë dëshironte të ndryshonte dhe për çfarë kishte nevojë nga ju.

Kontaktojeni

Nëse edhe pasi keni kaluar kohë vetëm e dëshironi përsëri, kontaktojeni. Cilëndo mënyrë që të zgjidhni, sigurohuni që mesazhi të jetë i lehtë dhe me nota lozonjare.

Një mesazh që thotë “Duhet të flasim” ose “Dua të kthehemi prapë bashkë” është shumë i rëndë dhe ajo/ai nuk do të jetë e lumtur që do t’ju takojë. Tregojini asaj versionin e vetes tuaj, që i keni shfaqur në fillim të lidhjes.

Takojeni dhe mos u tregoni shumë seriozë

Kujtohuni të ruani qetësinë. Caktoni një takim për drekë ose kafe gjatë ditës, njëlloj sikur po takoni një shoqe/shokë. Diçka më e rëndë se kaq, do t’ju bëjë të dukeni nevojtar dhe sikur po përpiqeni t’i bini në sy më shumë se ç’duhet.

Sigurohuni që biseda të jetë e lehtë, flirtuese e argëtuese. Kujtojini asaj/atij djalin/vajzën me të cilin ra në dashuri, jo atë me të cilin u nda.

Vazhdoni takohuni

Nëse e doni sërish pas takimit të parë, vazhdoni me këto takimet "rastësore".

Shkoni drejt qëllimit

Pas disa takimesh, nëse doni të rilidheni me të, tregojini se çfarë mësuat nga javët, gjatë së cilave qëndruat të ndarë.

Tregojini se e kuptuat se pse u ndatë dhe se jeni duke punuar për ta përmirësuar atë gjë. Duhet t'i tregoni se jeni pjekur dhe se e keni dëgjuar atë që ajo ka thënë.

Punoni me marrëdhënien!

Pas pajtimit dhe pasi hareja e të kthyerit bashkë të përfundojë, është koha për të filluar punën me marrëdhënien. Duhet të punoni me gjërat, të cilat nuk funksiononin fillimisht.

Duhet ta dini që rikthimi zgjat për më tepër se një natë, prandaj tregojini asaj që jeni gati të shfaqni një version më të mirë të vetes, duke mos rënë pre e sjelljeve të vjetra. Këtë herë ju duhet komunikim i mirë dhe shumë durim. Nëse i keni këto, marrëdhënia me siguri do të zgjasë.

Burimi: AskMen

REELS

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓