Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shtatori do të jetë thjesht filxhani juaj i çajit! Muaji fillon me një Hënë të Plotë më 1 shtator, që do të ndriçojë sektorin tuaj të shtëpisë. Mund të jeni duke i dedikuar kohë argëtimit të familjarëve, miqve të ftuar apo mund të jeni duke përfunduar disa riparime që lidhen me ambientin tuaj. Çështjet e parave ju kanë shqetësuar prej muajsh, por kjo periudhë do të jetë më e mira që keni parë në shumë kohë. Luam parash mbi kokën tuaj Shigjetar! Nëse jeni të vetëpunësuar, do të paguheni mirë nga një klien, por nëse punoni për të tjerët mund t'ju ofrohet një tjetër pozicion pune.

Në fillim të shtatorit, Jupiteri do të jetë në anën tuaj për t'ju mbrojtur, prandaj nëse keni ndërmend të shisni ndonjë pronë, prisni t'ju ofrohet një çmim i mirë.

Në të njëjtën kohë, karriera do të sjellë lajme të mrekullueshme me mundësi të shumta për marrëveshje të suksesshme, promovime apo publicitet nga i cili do të përfitoni shumë.

Hëna e Plotë e 17 shtatorit në sektorin tuaj profesional do të jetë Hëna më e rëndësishme përsa i përket arritjeve në karrierë. Energjia e këtij fenomeni mund të jetë e fortë përgjatë gjithë vitit, prandaj gjithë puna e bërë në 2 vitet e fundit do të shpërblehet tani. 

Në muajin që duket se është bërë për ty, Marsi do të sjellë lajme nga shtëpia e dashurisë së vërtetë, prandaj prisni të jetoni romanca që s'i keni jetuar prej shumë kohësh. Gjatë kohës së prapavijës, (9 shtator-13 nëntor) mund të keni pasigurira në lidhje me ndjenjat që keni karshi partnerit tuaj. Merrni kohën që ju duhet për të vendosur, nuk është nevoja të nxitoni. Nëse jeni të martuar, do t'ju mundojë një vendim që lidhet me një nga fëmijët tuaj, apo nëse kishit në plan për të mbetur shtatzënë, do të keni dyshim  nëse është apo jo koha e duhur. Yjet po shkëlqejnë për ju, prandaj bëhuni të guximshëm dhe ecni përpara.

Ky muaj do t'ju sjellë shumë lajme të mira që lidhen me karrierën apo të ardhurat tuaja, por Marsi tek Dashi do të sjellë balancën që kërkoni në jetë. Nëse për ju është e rëndësishme të keni një familje të pasur, ëngjëjt do t'ju ndihmojnë që kjo dëshirë të plotësohet tani. Marsi do të dalë nga prapavija në 13 nëntor, por do të mbetet tek Dashi deri në 6 janar të 2021, fiks në periudhën e pushimeve të fundvitit. Bëhuni optimist, shumë gjëra do të ndryshojnë mirë për ju!

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Çdo pjesë e jotja po pret të bëjë një udhëtim. Jeta na ka kërkuar shumë vetë-disiplinim kohët e fundit, por si Bricjap që jeni ky s'ka qenë kurrë problem për ju. Të gjithë kemi nevojë për ndryshime, por ju po e ndjeni këtë nevojë tani më shumë se kurrë.

Jemi akoma në mes të një pandemie dhe shumica e botës vijon të jetë e kufizuar, prandaj tregohuni të kujdesshëm para se të bëni plane udhëtimesh.

Në fakt, një udhëtim i shkurtër është opsioni më i mirë, prandaj mendoni diçka jo shumë larg vendit ku jetoni. 

Dielli dhe Hëna e Plotë do të jenë në harmoni të shkëlqyer prandaj nëse shkoni, do ta vendosni momentin e fundit, gjë që do ta bëjë edhe më emocionues arratisjen. Partneri apo bashkëshorti/ja, është gjithashtu shumë entuziaste për mënyrën sesi planet tuaja po shkojnë. Lajme të mira që lidhen me paratë do të dëgjoni në fillim të muajit. Mund të merrni një bonus një komision, apo një pagesë ekstra dhe kjo padyshim do t'ju bëjë të lumtur.

Mund t'ju kërkohet të firmosni një kontratë apo një tjetër dokument me rëndësi. Bëjeni me 2 shtator ose me 4, ditët më të mira për të firmosur marrëveshje. Shmang çdo lançim projekti të ri gjatë prapavijës 9 shtator-13 nëntor.

Mos u vrenjtni nëse nuk mund të udhëtoni aty ku do të donit. Hëna e Re e 17 shtatorit do t'ju sjellë mundësira për ta bërë këtë aty nga fundi i vitit. 

Madje, është më mirë për ju të mos udhëtoni tani, pasi ndryshime të vogla mund të ndodhin në sektorin e shtëpisë dhe duhet të jeni të pranishëm. Vonesat apo ndryshimet e papritura gjatë prapavijës konsiderojini normale dhe merrini me qetësi. 

Periudha më produktive do të jetë mesi i nëntorit deri në javët e para të janarit. Mund të kaloni më shumë kohë me nënën apo babain tuaj duke e ndihmuar me gjëra të vogla që duhen brenda shtëpisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI