Mbretëresha Elizabeth II është një figurë publike prej 94 vitesh, megjithatë ka përsëri gjëra të reja për të mësuar për të. Sot, e kanë radhën zakonet e saj të rëndësishme dietike.
Ish-shefi i kuzhinës së mbretëreshës, Darren McGrady, së fundmi dha një pasqyrë për ushqimet e preferuara të saj dhe elementët që ajo shmang totalisht.
“Njëmbëdhjetë vjet në pallat dhe ne kurrë nuk kemi shërbyer pica, madje as për darkat që shtronim kur prisnim njerëz të tjerë”, tha ai për Insider.
McGrady tha gjithashtu për US Weekly:
“Në vitet që gatuaja në Pallat (Buckingham), mbretëresha kurrë nuk kishte pica. Nuk kam gatuar asnjëherë pica derisa u zhvendosa në Pallatin Kensington.”
Kjo lëvizje drejt Kensington, ishte kur ai filloi të punonte për Princeshën Diana dhe të gatuante për Prinin William dhe Princin Harry.
Një tjetër “Jo” absolute? Çdo ushqim që është fast-food.
Në fakt, a mund ta imagjinoni dot mbretëreshën duke ngrënë një hamburger dhe patate të skuqura me duar?
McGrady thotë se nëse ajo donte një lloj ushqimi të tillë, stafi do të përgatiste versionin e tij specifik, për shembull: Mbretëresha shijon një hamburger, por pa pjesën e sipërme të simites.
“Edukata Viktoriane e Madhërisë së Saj, dikton që e vetmja gjë që mund të kapet dhe hahet (pihet) me duar është çaji i pasdites”, u shpreh McGrady për Insider.
Ai vazhdoi:
“Ne gjithmonë bënim hamburgerët tanë. Ata (familja mbretërore) gjuanin një dre dhe ne përgatisnim hamburger me mish dreri. Më pas e mbushnim me ushqime të tjera, por në fund, nuk vendosnim kurrë pjesën e sipërme të simites, në mënyrë që ata të mund ta hanin me pirun dhe thikë.”
Burimi: Glamour