Zakonisht, qimet e padëshiruara të fytyrës tek gratë dalin për shkak të niveleve shpesh të larta të testosteronit në trup. Jo domosdoshmërisht kjo ndikon në shëndetin tuaj, por nëse jeni lodhur dhe doni t'i hiqni, përveç opsionit të lazerit apo dyllit ka forma të tjera për të shpëtuar prej tyre. Lajmi i mirë është se nuk do të shpenzoni shumë para dhe janë trajtime që mund t'i aplikoni në shtëpi.
1. Tërshërë në formë paste + mjalt+ lëng limoni
Tërshëra është shumë funksionale për irritimin e lëkurës apo probleme të tjera të saj dhe veçanërisht shumë e mirë për scrub. Kur e bashkoni me mjalt dhe lëngun e limonit, do të shihni sa mirë mund t'i hiqni qimet e fytyrës. Pas përgatitjes vendoseni në vendet ku keni nevojë dhe lëreni 15 minuta para se ta hiqni. Pas një muaji do filloni të shihni rezultatet e kësaj metode.
2. Papaya + qumësht
Papaya përmban një enzimë, që zgjeron folikulat e qimeve dhe i bën të bien në mënyrë natyrale. Plus, acidi laktik që gjendet tek qumështi ndihmon për pastrimin e epidermës (shtresës së jashtme të lëkurës) duke ju lënë një lëkurë më të butë dhe më të pastër. Thjesht miksoni papaya-n me qumështin derisa të bëhet një masë më e trashë dhe aplikojeni tek qimet e fytyrës. Masazhojeni dhe lëreni 15 minuta para shpëlarjes. Mund ta bëni 1 herë në javë.
3. Portokall + limon
Lëkurë portokalli e thatë dhe lëkurë limoni e thatë. Sapo t'i miksoni këto të dyja mund të masazhoni lëkurën në formë scrub-i. Portokalli do t'ju ndihmojë të hidratoni lëkurën, të heq aknet dhe shenjat kurse limoni të zbardhë pjesën ku kanë mbetur ende qime.
4. Vezë + sheqer + miell misri
Miksojini këta përbërës në një tas derisa të krijohet një maskë. E bardha e vezës është shumë e rëndësishme pasi ndihmon në përmirësimin e tonalitetit të lëkurës suaj.
Burimi: Bright Side