Qëllimi pas peticionit “Put Kosovo on Apple Maps”, më në fund u arrit dhe Kosova u vendos në hartën e Apple.
“Fitore! Bashkimi bën fuqinë! Jam krenare të them se Kosova është vendosur në hartat e Apple! Faleminderit!”, shkruan Megi Cara, e cila nisi edhe peticionin që u nënshkrua nga më shumë se 150.000 njerëz.
Edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Twitter, bëri me dije para pak kohësh, se ka shkruar një letër zyrtare drejtuar Tim Cook, CEO-s së Apple, ku i kërkon atij “të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të paraqitur në mënyrë korrekte kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, nsë shërbimet e Apple Maps."
Vieë this post on Instagram
Sidoqoftë, edhe pas vendosjes në hartë, ka përsëri një sërë diskutimesh dhe pakënaqësish.
Disa prej njerëzve thonë se duhej të shkruhej Prishtina dhe jo Pristina me s-në e gjuhës serbe.
Të tjerë, diskutojnë në lidhje me kufijtë e vendosur me vija të ndëprera, për të cilat, arsyeja lidhet me të mbajturit një qëndrim gjeo-politik të saktë, duke qenë së përveç Serbisë, edhe disa vende të tjera të botës, nuk e njohin ende Kosovën, si një shtet të pavarur.
Disa prej komenteve janë:
"Përsëri nuk mjafton. Kufiri duhet të jetë njësoj me të tjerët. Duhet të kemi një vijë të vogël me Shqipërinë, jo Serbinë." ; "Shpresoj ta rregullojnë edhe më shumë, të gjitha qytetet duhet të jenë në gjuhën shqipe." ; "Kjo nuk është e mjaftueshme!" ; "Duhet të vendosin kufijtë e vërtetë në hartë!" ; "Përdorni Google, jo Apple." ; "Prapë nuk e vlerësoj kufirin ndarës me Serbinë." etj
Sipas The Economist, vendosja e kufirit të një vendi në hartë, bëhet në mënyrë të atillë kur ka kufij “të diskutueshëm” mes vendeve, si në rastin Kosovë-Serbi, pra është një mënyrë e të qenit politikisht korrekt me të dy vendet. Të njëjtin model paraqitjeje në hartë, ka edhe Google Maps për Kosovën.