Celebrity

Çfarë? E dashura e re e Pitt qenka e martuar

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2020

Çfarë? E dashura e re e Pitt qenka e martuar

Duket sikur drama e divorcit me Angelina Jolie-në u la në hije sapo në skenë doli e dashura e re e Brad, Nicole. Nëse deri dje thamë se gjithçka mes tyre po shkonte për mrekulli dhe se ishin shumë të dashuruar, prisni të dëgjoni këtë të fundit. Modelja gjermane është e martuar!

Çfarë është e gjithë kjo histori?

Thuhet se fillimisht Brad ka takuar bashkëshortin e Nicole, Roland Mary, në 2009-ën teksa xhironte filmin Inglorious Bastards në Gjermani. Duket se aktori frekuentonte restorantin e tij dhe gjatë kohës kur i rikthye atje në 2019-ën, aktori u mrekullua kur pa Nicole-n. Për fatin e tij të mirë, kjo e fundit nxitoi t'i jepte numrin e telefonit.

Tingëllon paksa e çuditshme të themi se e dashura e Brad është e martuar, sepse me të drejtë do thoni, ç'mendon burri i saj? 

Çfarë? E dashura e re e Pitt qenka e martuar

Thuhet se Roland është një njeri shumë filozofik. Ai ka qenë i martuar disa herë dhe ka 5 fëmijë. Ata janë ende të martuar dhe le të themi se lidhja e tyre ka qenë gjithnjë një marrëdhënie e hapur.

Nicole ka një djalë 7-vjeçar me të dhe aktualisht është duke kaluar pushimet e verës në jug të Francës bashkë me Brad.

Pra, në marrëdhënien e re të Pitt, qartësisht janë të përfshirë më shumë se 2 njerëz!

Burimi: Cosmopolitan

MOS I HUMBISNI