
Shtatori është pak ditë larg dhe nisur nga fakti që pandemia preku edhe industrinë e modës, shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me eventet e rëndësishme. Është ende e paqartë se si do vijojnë prezantimet e koleksioneve në shtator, megjithatë Java e Modës në fillim të gushtit e mbajtur në Kopenhagen mund të ofrojë një pamje të përgjithshme se ç’pritet të ndodhë.
Më pak kosto, më miqësor me mjedisin
Dizajnerët në Javën e Modës në Kopenhagen premtuan që do të tregohen më miqësorë me mjedisin dhe do të reduktojnë kostot. Për shembull marka Designers Remix prezantoi veshje të çuditshme ku shkruhej “Isha një jastëk” ose “Isha një divan”.


Diskutimi i temave të rëndësishme
Diskutimet nëpër panelet e modës prekën tema të nxehta sot në botë, si për shembull racizmi dhe rëndësia e aktivizmit përmes teknologjisë.
Ndërthurja e reales me virtualen
Java e Modës në Kopenhagen sugjeroi që edhe në vijim do të ketë një ndërthurje mes shfaqjeve fizike dhe platformave online, mes të prekshmes dhe të paprekshmes.

Vazhdimësia
Nëse kjo qasje e re, nxitur nga pandemia, rezulton e suksesshme, do të shënojë një moment të rëndësishëm për industrinë e modës dhe me gjasë, në vijim, do të shndërrohet në diçka normale.
- Për realizimin e artikullit u përdorën pjesërisht materiale nga Elle dhe WWD