Prej pak ditësh, Interneti shpërtheu pas videos së postuar nga James Charles, i cili kësaj radhe vendosi t’i bëjë një ndryshim total, JoJo Siwa-s.
Për ju që nuk e njihni, Joelle Joanie “JoJo” Siwa, është një 17-vjeçare që kërcen, këndon dhe ka një kanal të suksesshëm në YouTube. Ajo është e njohur për shfaqjen e saj në dy sezone të “Dance Moms”, në të cilin luan edhe mamaja e saj, si dhe për këngët "Boomerang" dhe “Kid in a Candy Store”. Siwa poston video të jetës së saj të përditshme në dy kanalet që ka në YouTube, “JoJo Siwa TV” dhe “It’s JoJo Siwa”. Ajo fiton rreth $9.600 çdo ditë, vetëm nga YouTube. Fansat e saj quhen “siwanatorz”.
Edhe pse 17 vjeç, ndryshe nga adoleshentet e sotme të kësaj moshe, stili i saj është shumë më fëmijënor. Ajo përdor xixa, veshje me ngjyra të ndezura dhe fjongo flokësh shumë shumë të mëdha.
Prandaj, edhe ky ndryshim në tualetin e zakonshëm të JoJos ishte shokues. Nëse më parë ajo dukej si 12 vjeç, pas këtij ndryshimi, nuk duket më aspak si një fëmijë. Shiheni vetë:
Reagimet e njerëzve kanë qenë pak a shumë të gjitha kështu:
“Kjo nuk është Jojo. Kush është kjo. S’mund të jetë.”
Në fakt, është pikërisht ajo dhe kështu, James na tregon edhe njëherë fuqinë e ndryshmit që mund të bëjë një makeup i mirë. Nëse Jojo do i qëndrojë apo jo këtij stili në vazhdim, këtë nuk e dimë ende.