Listës së çmendurive që bëhen me shoqen e ngushtë duhet t'i shtohet një tatuazh si ky i Cara Delevingne dhe Kaia Gerber. Dje, Delevingne, festoi ditëlindjen e saj të 28 dhe nga gjithë urimet që modelja mori, ai i Kaia-s tërhoqi vëmendjen më të madhe.
Në një prej shumë fotove të postuara, Kaia publikoi tatuazhin matchy-matchy të bërë me Cara-n, nën përshkrimin: "Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak."
Vajzat, zgjodhën që tatuazhin ta bënin në pjesën e brendshme të këmbës, kështu që mund ta ruani si ide për simbolin e radhës në trup.
Në fakt, tatuazhi me Kaia-n nuk është i pari i këtij lloji për Cara-n. Një tjetër të tillë ajo e ndan dhe me modelen Jourdan Dunn. Të dyja vajzat kanë të shkruar "DD".
Cili ju duket më interesant, e vendosni ju!