School & Career

5 gjëra që NUK duhet t’i postoni kurrë online, në fillim të karrierës dhe jo vetëm

5 gjëra që NUK duhet t’i postoni kurrë online, në

Të ankoheni për punën, shefin ose kolegët
Ndonëse mund të duket si diçka e parëndësishme, qoftë edhe një ankesë e vogël online mund të prishë reputacionin tuaj profesional...dhe mos dyshoni që kolegët nuk do ta përflasin një gjë të tillë.

Të ndani shumë informacione
Duhet të dini të vendosni një vijë midis jetës online dhe asaj personale. Problemet personale, problemet në lidhjet sentimantale etj. duhet t’i mbani për vete dhe jo të afishuara në profil.

Të postoni të gjitha fotot e daljeve në klube
S’ka asgjë të keqe me postimin e disa fotove nga festat, por kur Instagrami apo TikTok fillon të duket si një sekuencë nga “The Hangover”, atëherë mund të keni probleme. Punëdhënësit mund të mos ju shohin si punonjës potencial.

Të përfshiheni në tema delikate
Ndërkohë që s’ka asnjë problem me thënien e opinionit tuaj, mundohuni të qëndroni larg temave delikate si feja, raca, politika etj. Opinioni mund të jetë fyes prandaj nuk është mirë të shihet në internet. Në të kundërt, sigurohuni që të dini se për çfarë po shkruani.

Referenca të aktiviteteve të paligjshme
Në rrjetet sociale nuk duhet të postoni asgjë që nuk do t’ia tregonit një oficeri policie. Qofshin këto edhe shaka.

Shtojcë: Kujtoni që asgjë, praktikisht asgjë, nuk humbet në internet!

- Artikull i përditësuar, publikuar për herë të parë në prill të 2015-s.

Burimi: Harper’s Bazaar

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

5 things you should NEVER post online, early in your career and beyond

5 gjëra që NUK duhet t’i postoni kurrë online, në

Complaining about work, boss or colleagues
Although it may seem trivial, even a small online complaint can ruin your professional reputation ... and do not doubt that colleagues will not talk about it.

Sharing more information than you
need to Know You need to draw a line between online and personal life. Personal problems, problems in sentimental relationships, etc. you should keep them to yourself and not posted on the profile.

Posting all club exit photos
There is nothing wrong with posting some holiday photos, but when Instagram or TikTok starts to look like a sequence from The Hangover, then you may have problems. Employers may not see you as a potential employee.

Engage in Controversial Conversations
While there is no problem with expressing your opinion, try to stay away from sensitive topics such as religion, race, politics, etc. Opinion can be offensive so it is not good to be seen online. Instead, make sure you know what you are writing about.

References to illegal
activities You should not post anything on social media that you would not tell a police officer. Be it jokes too.

- Updated article, first published in April 2015.

Source: Harper's Bazaar