Muzika

Realiteti ynë i ri: Ja si do të jenë koncertet në distancë sociale

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2020

Realiteti ynë i ri: Ja si do të jenë koncertet në

Për shkak se grumbullimet masive janë një nga faktorët kryesorë të përhapjes së Covid-19, ekspertë të shëndetit publik i kanë anuluar përkohësisht, deri në përfundim të pandemisë. Megjithatë, koncertet do të vijojnë, thjesht do të përshtaten. Nëse keni pyetur ndonjëherë veten për koncertet në distancë sociale, ja si do të duken:

Realiteti ynë i ri: Ja si do të jenë koncertet në

Rreth 2,500 britanikë ishin të pranishëm në Virgin Money Unity Arena në Newcastle për të shijuar koncertin e parë në distancë sociale, ku performoi muzikanti anglez Sam Fender.

Realiteti ynë i ri: Ja si do të jenë koncertet në

Koncerti u organizua me 500 platforma metalike që krijonin ndarjen nga njëri grup te tjetri. Në secilën platformë mund të qëndronin deri në pesë persona. Sipas Vulture, çdo platformë pati një tryezë dhe karrige. Biletat kushtuat £ 37.50 për person me një tarifë shtesë prej £20 për të rezervuar tavolinën. Vizitorët duhet të mbërrinin në koncert në një makinë të vetme.

Realiteti ynë i ri: Ja si do të jenë koncertet në