News

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen

Qeveria e Libanit, ashtu siç CNN raportoi, dha dorëheqjen këtë të hënë (10 gusht), më pak se një javë pas shpërthimit masiv në Bejrut që shkaktoi më shumë se 160 të vrarë dhe ndezi protesta të dhunshme. Kryeministri Hassan Diab iu drejtua kombit duke njoftuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë pas shpërthimit, të cilin e quajti një “katastrofë përtej masës”.

Në fjalimin e tij, Diab kritikoi elitën në pushtet për nxitjen e “aparatit të korrupsionit më të madh se vetë shteti”. “Ne kemi luftuar me guxim dhe dinjitet,” tha ai duke iu referuar anëtarëve të kabineti. “Mes nesh dhe ndryshimit është një barrierë e madhe". Diab krahasoi shpërthimin e të martës me një “tërmet që goditi vendin” duke bërë që qeveria të hiqte dorë. “Ne kemi vendosur të qëndrojmë me njerëzit,” tha ai. 

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen

Hassan Diab, i vetëquajtur reformator, erdhi në pushtet dhjetorin e kaluar, dy muaj pas një kryengritjeje popullore që rrëzoi qeverinë e mëparshme. Qeveria e tij mbështetej nga parti të mëdha politike, duke përfshirë edhe grupin politik dhe militant të Iranit, Hezbollah. Tre ministra të kabinetit u larguan më parë, së bashku me shtatë anëtarë të parlamentit.

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen
Qeveria ime e bëri këtë (referuar shpërthimit dhe krizës financiare).

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për një hetim "të besueshëm dhe transparent" për shpërthimin. Presidenti francez Emmanuel Macron organizoi një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë të dielën. Donald Trump dhe 15 udhëheqës të tjerë ishin të pranishëm dhe premtuan afro 300 milionë dollarë ndihmë për Libanin.

Monedha e Libanit ka humbur 70% të vlerës së saj që prej fillimit të protestave qeveritare në tetor. Varfëria është rritur dhe Banka Botërore parashikon që më shumë se gjysma e popullsisë së vendit do të varfërohet gjatë vitit 2020.

Burimi: CNN

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The Lebanese government officially resigns

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen

The Lebanese government, as CNN reported , resigned this Monday (August 10th), less than a week after the massive explosion in Beirut that killed more than 160 people and sparked violent protests. Prime Minister Hassan Diab addressed the nation announcing his resignation and that of the government following the blast, which he called a "catastrophe beyond measure."

In his speech, Diab criticized the ruling elite for fomenting "the apparatus of corruption greater than the state itself." "We have fought with courage and dignity," he said, referring to cabinet members. "There is a big barrier between us and change," Diab said. 

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen

Hassan Diab, a self-proclaimed reformer, came to power last December, two months after a popular uprising toppled the previous government. His government was backed by major political parties, including Iran's political and militant group Hezbollah. Three cabinet ministers had previously left, along with seven members of parliament.

Qeveria e Libanit jep zyrtarisht dorëheqjen
My government did this (referring to the explosion and the financial crisis).

Meanwhile UN Secretary-General Antonio Guterres called for a "credible and transparent" investigation into the blast. French President Emmanuel Macron hosted a conference of international donors on Sunday. Donald Trump and 15 other leaders were present and pledged nearly $ 300 million in aid to Lebanon.

The Lebanese currency has lost 70% of its value since government protests began in October. Poverty has risen and the World Bank predicts that more than half of the country’s population will be impoverished by 2020.

Source: CNN