Health

Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen

Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat

Çfarë është çrregullimi i personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit janë një grup i kushteve të shëndetit mendor që karakterizohen nga modele të pashëndetshme dhe të rrezikshme të të menduarit, të sjelljes dhe të emocioneve. Këto përvoja dhe sjellje të brendshme shpesh ndryshojnë në varësi të kulturës dhe individit.

Njerëzit me çrregullime të personalitetit zakonisht e kanë të vështirë të shoqërohen me të tjerët dhe të përballen me problemet e përditshmërisë me mënyrë të zakonshme, si njerëzit e tjerë. Ata kanë një prirje për ta konceptuar botën ndryshe. Si rezultat, e kanë të vështirë të marrin pjesë në aktivitete sociale, edukative dhe familjare. Gjithashtu priren të fajësojnë të tjerët për sfidat e tyre.

Këto sjellje dhe qëndrime shpesh shkaktojnë probleme dhe kufizime në marrëdhënie, takime shoqërore dhe ambiente pune ose shkolle. Këta faktorë ndikojnë që njerëzit me çrregullime të personalitetit të ndihen të izoluar, gjë që mund të kontribuojë në depresion dhe ankth.

Shkaku i çrregullimeve të personalitetit nuk dihet. Sidoqoftë, besohet se mund të shkaktohen nga ndikimet gjenetike dhe mjedisore dhe më së shpeshti traumat në fëmijëri.

Çrregullimet e personalitetit kanë tendencën të shfaqen në vitet e adoleshencës ose më vonë.

Cilat janë llojet të çrregullimeve të personalitetit?

Grupi i parë: Dyshuesit

1 – Çrregullimi paranojak: Njerëzit me çrregullim të personalitetit paranojak janë shumë mosbesues ndaj të tjerëve dhe dyshojnë për motivet e tyre. Ata kanë tendencë të mbajnë mëri.
2 – Çrregullimi skizoid: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shfaqin pak interes për të formuar marrëdhënie personale ose për të marrë pjesë në ndërveprime shoqërore. Zakonisht nuk merren me veprimtari normale sociale, kështu që mund të duken të ftohtë emocionalisht.
3 – Çrregullimi skizotipal: Njerëzit me këtë çrregullim besojnë se mund të ndikojnë tek njerëzit e tjerë ose ngjarjet me mendimet e tyre. Ata shpesh keqinterpretojnë sjelljet. Kjo bën që të kenë përgjigje emocionale të papërshtatshme. Vazhdimisht shmangin marrëdhëniet intime.

Grupi i dytë: Emocionalët dhe impulsivët

1 – Çrregullimi antisocial: Njerëzit me çrregullim të personalitetit antisocial kanë tendencën të manipulojnë ose trajtojnë të tjerët ashpër, pa shprehur pendim për veprimet e tyre. Ata mund të gënjejnë, vjedhin ose abuzojnë me alkoolin dhe substancat narkotike.

2 –  Çrregullimi emocionalisht i paqëndrueshëm: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shpesh ndjehen të zbrazët dhe të braktisur, pavarësisht mbështetjes familjare ose komunitare. Ata mund të kenë vështirësi për të përballuar ngjarje stresuese. Po kështu mund të kenë episode të paranojës. Gjithashtu kanë tendencë të përfshihen në sjellje të rrezikshme dhe impulsive, të tilla si seksi i pasigurt, pirja e tepruar dhe bixhozi.

3 –  Çrregullimi histrionik: Njerëzit me këtë çrregullim shpesh përpiqen të marrin më shumë vëmendje duke qenë tepër dramatikë ose seksualisht provokues. Ata ndikohen lehtësisht nga njerëzit e tjerë dhe janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kritikave ose mosmiratimeve.

4 – Çrregullimi narcist: Këta njerëz besojnë se janë më të rëndësishëm se të tjerët, kanë tendencë të ekzagjerojnë arritjet dhe mund të mburren për tërheqjen ose suksesin. Ata kanë një nevojë të thellë për admirim, por u mungon empatia për njerëzit e tjerë.

Grupi i tretë: Ankthi

1 – Shmangia: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shpesh përjetojnë ndjenja të pamjaftueshmërisë, inferioritetit ose ndihen jotërheqës. Ata zakonisht merren me kritikat e të tjerëve dhe shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të reja ose njohjen e njerëzve të rinj.

2 –  Varësia: Këta njerëz varen shumë nga të tjerët për të përmbushur nevojat emocionale dhe fizike. Zakonisht shmangin të qenurit vetëm. Ata kanë nevojë rregullisht për siguri kur marrin vendime. Gjithashtu mund të kenë të ngjarë të tolerojnë abuzimin fizik dhe verbal.

3 – Obsesiv-kompulsiv: Njerëzit me çrregullime obsesive-kompulsive të personalitetit kanë një nevojë të madhe për rregull. Ata respektojnë me forcë rregullat dhe rregulloret, ndjehen jashtëzakonisht të pakëndshëm kur perfeksioni nuk arrihet, madje mund të lënë pas dore marrëdhëniet personale për t'u përqëndruar në realizimin e një projekti të përsosur.

Si diagnostikohet çrregullimi i personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit kanë kritere që duhet të plotësohen për një diagnozë. Ekspertët e shëndetit mendor bëjnë pyetje bazuar te këto kritere për të përcaktuar llojin e çrregullimit përkatës. Zakonisht merret parasysh:
- mënyra si perceptoni dhe interpretoni veten dhe të tjerët;
- mënyra si veproni me veten dhe me njerëzit e tjerë;
- përgjigjet emocionale;
- mënyra si kontrolloni emocionet.

Si trajtohet çrregullimi i personalitetit?

Trajtimi mund të ndryshojë në varësi të llojit dhe ashpërsisë së çrregullimit. Mund të përfshijë psikoterapi dhe medikamente.

Psikoterapia: Mund të ndihmojë në menaxhimin e çrregullimeve. Gjatë psikoterapisë, terapisti mund të diskutojë me individin mbi gjendjen e tij/saj, si edhe mbi gjendjen e ndjenjave dhe mendimeve. Kjo ofron njohuri se si duhet të menaxhohen simptomat. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të psikoterapisë; disa përfshijnë seanca në grup, ndërsa të tjera të realizohen privatisht.

Medikamentet: Nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për trajtimin e çrregullimeve të personalitetit. Megjithatë disa lloje barnash *me recetë* mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e simptomave të ndryshme, si barna kundër depresionit, stabilizues të humorit, medikamente kundër ankthit etj.

Cila është perspektiva për dikë me një çrregullim personaliteti?

Aspekti më i rëndësishëm i trajtimit të një çrregullimi të personalitetit është bindja se problemi ekziston, në radhë të parë. Njerëzit me këto lloje të çrregullimeve besojnë se tiparet e tyre të personalitetit janë normale, kështu që ata mund të kuptojnë se diçka nuk shkon vetëm kur dikush t’u sugjerojë se mund të kenë një çrregullim të caktuar. Nëse dikush e pranon se ka një çrregullim dhe angazhohet në trajtim, me gjasë do të ketë përmirësim të simptomave.

Si të ndihmoni dikë me një çrregullim të personalitetit?

Nëse keni kontakte me dikë për të cilin/ën dyshoni se mund të ketë një çrregullim personaliteti, duhet ta inkurajoni të kërkojë ndihmë. Kini parasysh që mund të zemërohen dhe reagojnë ashpër, por është e rëndësishme të shmangni grindjen me ta. Nëse shihni që dikush po synon t’i bëjë keq vetes, telefononi 112.

Burimi: Healthline, WebMD

REELS

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Personality disorders: What they are, what the symptoms are and how they are treated

Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat

What is a personality disorder?

Personality disorders are a group of mental health conditions characterized by unhealthy and dangerous patterns of thinking, behavior, and emotions. These inner experiences and behaviors often vary depending on the culture and the individual.

People with personality disorders usually find it difficult to socialize with others and deal with everyday problems in the usual way, like other people. They have a tendency to conceive of the world differently. As a result, they find it difficult to participate in social, educational, and family activities. They also tend to blame others for their challenges.

These behaviors and attitudes often cause problems and limitations in relationships, social gatherings, and work or school environments. These factors cause people with personality disorders to feel isolated, which can contribute to depression and anxiety.

The cause of personality disorders is unknown. However, it is believed that they can be caused by genetic and environmental influences and most often childhood traumas.

Personality disorders tend to appear in the teenage years or later.

What are the types of personality disorders?

The first group: Suspects

1 - Paranoid Disorder: People with paranoid personality disorder are very distrustful of others and doubt their motives. They tend to hold grudges.
2 - Schizoid disorder: People with this type of disorder show little interest in forming personal relationships or participating in social interactions. They usually do not engage in normal social activities, so they may look emotionally cold.
3 - Schizotypal Disorder: People with this disorder believe they can influence other people or events with their thoughts. They often misinterpret behaviors. This causes them to have inappropriate emotional responses. Constantly avoid intimate relationships.

The second group: Emotional and impulsive

1 – Çrregullimi antisocial: Njerëzit me çrregullim të personalitetit antisocial kanë tendencën të manipulojnë ose trajtojnë të tjerët ashpër, pa shprehur pendim për veprimet e tyre. Ata mund të gënjejnë, vjedhin ose abuzojnë me alkoolin dhe substancat narkotike.

2 –  Çrregullimi emocionalisht i paqëndrueshëm: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shpesh ndjehen të zbrazët dhe të braktisur, pavarësisht mbështetjes familjare ose komunitare. Ata mund të kenë vështirësi për të përballuar ngjarje stresuese. Po kështu mund të kenë episode të paranojës. Gjithashtu kanë tendencë të përfshihen në sjellje të rrezikshme dhe impulsive, të tilla si seksi i pasigurt, pirja e tepruar dhe bixhozi.

3 –  Çrregullimi histrionik: Njerëzit me këtë çrregullim shpesh përpiqen të marrin më shumë vëmendje duke qenë tepër dramatikë ose seksualisht provokues. Ata ndikohen lehtësisht nga njerëzit e tjerë dhe janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kritikave ose mosmiratimeve.

4 – Çrregullimi narcist: Këta njerëz besojnë se janë më të rëndësishëm se të tjerët, kanë tendencë të ekzagjerojnë arritjet dhe mund të mburren për tërheqjen ose suksesin. Ata kanë një nevojë të thellë për admirim, por u mungon empatia për njerëzit e tjerë.

Grupi i tretë: Ankthi

1 – Shmangia: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shpesh përjetojnë ndjenja të pamjaftueshmërisë, inferioritetit ose ndihen jotërheqës. Ata zakonisht merren me kritikat e të tjerëve dhe shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të reja ose njohjen e njerëzve të rinj.

2 –  Varësia: Këta njerëz varen shumë nga të tjerët për të përmbushur nevojat emocionale dhe fizike. Zakonisht shmangin të qenurit vetëm. Ata kanë nevojë rregullisht për siguri kur marrin vendime. Gjithashtu mund të kenë të ngjarë të tolerojnë abuzimin fizik dhe verbal.

3 – Obsesiv-kompulsiv: Njerëzit me çrregullime obsesive-kompulsive të personalitetit kanë një nevojë të madhe për rregull. Ata respektojnë me forcë rregullat dhe rregulloret, ndjehen jashtëzakonisht të pakëndshëm kur perfeksioni nuk arrihet, madje mund të lënë pas dore marrëdhëniet personale për t'u përqëndruar në realizimin e një projekti të përsosur.

Si diagnostikohet çrregullimi i personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit kanë kritere që duhet të plotësohen për një diagnozë. Ekspertët e shëndetit mendor bëjnë pyetje bazuar te këto kritere për të përcaktuar llojin e çrregullimit përkatës. Zakonisht merret parasysh:
- mënyra si perceptoni dhe interpretoni veten dhe të tjerët;
- mënyra si veproni me veten dhe me njerëzit e tjerë;
- përgjigjet emocionale;
- mënyra si kontrolloni emocionet.

Si trajtohet çrregullimi i personalitetit?

Trajtimi mund të ndryshojë në varësi të llojit dhe ashpërsisë së çrregullimit. Mund të përfshijë psikoterapi dhe medikamente.

Psikoterapia: Mund të ndihmojë në menaxhimin e çrregullimeve. Gjatë psikoterapisë, terapisti mund të diskutojë me individin mbi gjendjen e tij/saj, si edhe mbi gjendjen e ndjenjave dhe mendimeve. Kjo ofron njohuri se si duhet të menaxhohen simptomat. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të psikoterapisë; disa përfshijnë seanca në grup, ndërsa të tjera të realizohen privatisht.

Medikamentet: Nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për trajtimin e çrregullimeve të personalitetit. Megjithatë disa lloje barnash *me recetë* mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e simptomave të ndryshme, si barna kundër depresionit, stabilizues të humorit, medikamente kundër ankthit etj.

Cila është perspektiva për dikë me një çrregullim personaliteti?

Aspekti më i rëndësishëm i trajtimit të një çrregullimi të personalitetit është bindja se problemi ekziston, në radhë të parë. Njerëzit me këto lloje të çrregullimeve besojnë se tiparet e tyre të personalitetit janë normale, kështu që ata mund të kuptojnë se diçka nuk shkon vetëm kur dikush t’u sugjerojë se mund të kenë një çrregullim të caktuar. Nëse dikush e pranon se ka një çrregullim dhe angazhohet në trajtim, me gjasë do të ketë përmirësim të simptomave.

Si të ndihmoni dikë me një çrregullim të personalitetit?

Nëse keni kontakte me dikë për të cilin/ën dyshoni se mund të ketë një çrregullim personaliteti, duhet ta inkurajoni të kërkojë ndihmë. Kini parasysh që mund të zemërohen dhe reagojnë ashpër, por është e rëndësishme të shmangni grindjen me ta. Nëse shihni që dikush po synon t’i bëjë keq vetes, telefononi 112.

Source: Healthline, WebMD