Beje Vete

Një yll në qiell: Ç’duhet të dini për këtë dhuratë interesante

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2020

Një yll në qiell: Ç’duhet të dini për

Fillimisht, kush ka një yll me emrin e tij/saj në qiell:

Në nëntor të 2016-s, Soni Malajt iu dhurua nga partneri një yll në qiell. “Tani hapësirës iu shtua edhe një yll, ylli im,” shkruhej në pusullë, bashkëngjitur me certifikatën e yllit “të blerë”.

Një yll në qiell: Ç’duhet të dini për

Në maj të vitit 2017, Ledri Vula zbuloi se “ka një yll lart në qiell që ka emrin Ledri Vula”, një dhuratë tipike e dy të dashuruarve. Asokohe, Ledri nuk zbuloi emrin e personit që ia ka bërë një dhuratë të tillë, por në një intervistë në “E diell” së fundmi, u shpreh se dhurata ishte nga Sara.

Në qershor të 2018-s, në “Kush vjen për drekë”, Bieta Sulo zbuloi se i biri, Kroi Art, ka një yll të personalizuar, dhuratë nga motra e saj.

Të tjera: Winona Ryder mori një për dashurinë e saj në vitet ’90, Johnny Deep ndërsa Nicole Kidman bleu një me emrin “Forever Tom” për Tom Cruise (1990-2001).

A mund të blihet një yll? Edhe po edhe jo. Së pari, siç StarChild NASA thekson, kur flasim për “blerje” ose “emërtim” të yjeve, i referohemi kompanive që personalizojnë yjet, por jo detyrimisht përkthehet në blerje/emërtim në kuptimin e parë të fjalës. Pra, asnjë yll i blerë/emërtuar nga ju nuk do të përfshihet si emër nëpër studime dhe as do të njihet nga ekipet shkencore. Thënë kjo sepse vetëm Unioni Astronomik Ndërkombëtar është agjencia e vetme zyrtare që mund të emërtojë yje dhe objekte të tjera qiellore. Emërtimi ka standardet e veta dhe nuk bëhet në shkëmbim të parave.

Një yll në qiell: Ç’duhet të dini për

Nga ana tjetër, është International Star Agency, e themeluar në 1979-n. Është një biznes që ka shitur mbi 1 milion certifikata ku vendoset harta e yllit të personalizuar dhe të dhëna të tjera. Çmimi për blerjen/emërtimin e një ylli fillon nga 33 dollarë. Sigurisht që kjo gjë nuk të siguron që ylli me emrin tënd do të figurojë nëpër libra shkencorë, përkundrazi siç e thamë, nuk njihet në asnjë organ zyrtar i studimeve hapësinore. As ISA nuk e pretendon këtë.

Me fjalë të tjera, ylli lart në qiell është thjesht një dhuratë simbolike dhe e personalizuar për një person të dashur, asgjë më shumë. Fundja, kaq mjafton.