Metropolitan

Selena Gomez nxjerr në treg kompaninë e saj të parë kozmetike

Selena Gomez nxjerr në treg kompaninë e saj të parë

Pasi befasoi fansat, duke njoftuar se kompania e saj e parë e kozmetikës ishte duke nisur punën në fillim të shkurtit, Selena Gomez, 28 vjeç, sapo zbuloi datën zyrtare të fillimit të linjës dhe është vetëm pak javë larg.

“Jam shumë e entuziazmuar që të them se më në fund @RareBeauty do të dalë në treg më datë 3 shtator. Jam kënaqur shumë duke krijuar gjithçka dhe mezi po pres t’i provoni. Shpresoj t’i doni edhe ju po aq sa unë!”

Në një video të shpërndarë në faqen zyrtare në Instagram, të linjës së saj të re, Selena shprehet:

"Unë jetoj në një kohë ku e gjitha është për fytyrën. Gjithmonë flitet për makeup. Duket se çdo gjë ka të bëjë me mënyrën se si dukesh dhe kjo mund të jetë tepër argëtuese, por në të njëjtën kohë edhe pak e rrezikshme. Kështu që unë doja që njerëzit të ndjejnë se grimi është diçka për t’u shijuar, jo një nevojë dhe mendoj se kjo është dhe ajo që jam. Jam autentike dhe shumë e vërtetë me fansat e mi. Çdo vajzë, grua, djalë, kushdo qoftë mund të ndihen të bukur ashtu siç ata janë."

Ajo shpjegoi se si shpreson që produktet e Rare Beauty do i ndihmojnë njerëzit të përfaqësojnë individualitetin dhe papërsosmëritë e tyre.

Selena Gomez ka menduar që nëpërmjet fitimeve të kompanisë, t’u vijë në ndihmë komuniteteve të pambrojtura me nevoja në shërbimet e shëndetit mendor.

Ajo ka krijuar fonde dhe ka mbledhur profesionistë nga universitete e organizata të rëndësishme për t’i shërbyer “Këshillit të Shëndetit Mendor Rare Beauty”.

Burimi: People

REELS

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Selena Gomez launches her first cosmetics company

Selena Gomez nxjerr në treg kompaninë e saj të parë

After surprising fans by announcing that her first cosmetics company was starting work in early February, Selena Gomez, 28, has just revealed the official start date of the line and is just a few weeks away.

"I am very excited to say that @RareBeauty will finally hit the market on September 3. I am very happy creating everything and I can't wait to try them. I hope you love them as much as I do! ”

In a video shared on the official Instagram page of her new hometown, Selena says:

"I live in a time where it's all about the face. There's always talk about makeup. It seems like everything has to do with the way you look and it can be a lot of fun, but at the same time a bit risky. So i wanted people to feel that makeup is something to enjoy, not a necessity and i think that's what i am.I am authentic and very true to my fans.Every girl, woman, boy, whoever can to feel beautiful as they are. "

She explained how she hopes Rare Beauty products will help people represent their individuality and imperfections.

Selena Gomez has thought that through the company's profits, to help vulnerable communities with needs in mental health services.

She has raised funds and raised professionals from important universities and organizations to serve the Rare Beauty Mental Health Council.

Source: People