News

Kaos në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm: Përditësim për situatën

Kaos në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm:

Përditesim, 5 gusht, ora 19:52: Sipas mediave lokale, cituar nga The Guardian, numri i viktimave ka shkuar në 135 dhe raportohen mbi 5,000 të lënduar.

Përditësim, 5 gusht, ora 12:39: Pikëpyetje për shpërthimin në Bejrut

Përditësim, 5 gusht, ora 07:20: Çfarë dihet deri tani për ngjarjen e rëndë në Bejrut

Përditësim, 4 gusht, ora 22:20: Qeveritë në mbarë botën kanë ofruar mbështetje, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, SH.B.A., Kanadanë dhe Izraelin. Ngjarja e rëndë erdhi në një kohë të tmerrshme për Libanin, i cili është në prag të kolapsit financiar.

Shënim: Në Bejrut nuk pati një shpërthim, por dy të tillë, ku i dyti ishte shumë më i fuqishëm, i cili shkatërroi ndërtesat përreth dhe lëndoi me mijëra njerëz.
Shënim 2: Lënda plasëse u shkrua gabimisht "nitrat amoniumi" referuar emrit të tij latin. Termi i saktë në shqip është nitrat amoni.

Përditësim, 4 gusht, ora 22:06: Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fehmi, tha se “sasi të mëdha të nitratit të amonit” ruheshin në port dhe ato mund të kenë shkaktuar shpërthimin.

Përditësim, 4 gusht, ora 21:47: Agjencia e lajmeve Agence France-Presse citoi Ministrinë e Shëndetësisë në Liban dhe tha se numri i viktimave ka shkuar në 50, ndërsa 2,750 njerëz janë plagosur.

Përditësim, 4 gusht, ora 21:33: Të paktën 25 njerëz kanë ndërruar jetë dhe më shumë se 2,500 të tjerë raportohen të plagosur nga shpërthimi i Bejrutit, sipas ministrit të Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan, ndërkohë që qindra të tjerë ndodhen të shtruar në spitalet e Libanit pas plagëve të rënda (via CNN). Sipas The Guardian, Izraeli, i cili është teknikisht ende në luftë me Libanin, ka ofruar ndihmë humanitare. Abby Sewell, një gazetare e pavarur, tha për The Guardian se një spital i mbingarkuar në lindje të Bejrutit është duke i kuruar njerëzit në parking. Vazhdon ende kërkimi për zjarrfikësit, të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin, pak para se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm.

"Ata erdhën për të shuar zjarrin dhe pastaj u zhdukën," tha i përlotur guvernatori i Bejrutit. "Nuk e dimë se ku janë. Jemi këtu për t'i kërkuar."

Përditësim, 4 gusht, ora 19:50: Zyrtarë libanezë bëjnë me dije se shpërthimi tronditës në kryeqytet, Bejrut, ndodhi për shkak të disa lëndëve të forta shpërthyese. Abbas Ibrahim, nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Liban, u shpreh se shpërthimi i fuqishëm ishte pasojë e këtyre materialeve. “Do të ishte naive ta përshkruanim si shpërthim fishekzjarresh,” tha ai për Lebanese TV. Në port, ka depo me lëndë plasëse, megjithëse është e paqartë se çfarë nxiti shpërthimin e tyre.

Deri tani, të paktën 10 njerëz kanë ndërruar jetë, sipas burimeve të sigurta të Reuters. Kjo është një shifër paraprake dhe ka të ngjarë të rritet. Për fat të keq, 10 zjarrfikës kanë humbur mes flakëve dhe nuk ka gjurmë të tyre. Guvernatori i qytetit, Marwan Abboud, e përshkroi skenën me atë të Hiroshimës dhe Nagasakit. “Është një katastofë kombëtare,” tha ai.

Shpërthimi u ndje në ishullin e Qipros, rreth 240 kilometra larg nga Libani, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC).

Dëshmitarë thanë për CNN se dhomat e urgjencës në spitalet e Bejrutit janë në një gjendje kaosi. Me dhjetëra njerëz mbërritën të plagosur. “Disa ishin të gjymtuar, disa të lënduar me xhama.”

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, shpalli ditën e zisë kombëtare. Ndërkohë autoritetet e Izraelit kanë mohuar përfshirjen në shpërthimin e portit të Bejrutit. "Izraeli nuk ka asnjë lidhje me incidentin," tha një zyrtar në kushte anonimati, sipas Reuters.

Burimet: Reuters, The Guardian, CNN

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

The blast in Beirut was felt 240 km away: Some people died; others turn out to be lost

Kaos në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm:

Lebanese officials say the shocking blast in the capital, Beirut, was caused by several explosive devices. Abbas Ibrahim, from the General Directorate of Security in Lebanon, said the powerful explosion was a consequence of these materials. "It would be naive to describe it as a fireworks display," he told Lebanese TV. In the port, there are explosives depots, although it is unclear what prompted their explosion.

So far, at least 10 people have died, according to reliable Reuters sources. This is a preliminary figure and is likely to increase. Unfortunately, 10 firefighters are lost in the flames and there is no trace of them. The city's governor, Marwan Abboud, described the scene with that of Hiroshima and Nagasaki. "It is a national catastrophe," he said.

The blast was felt on the island of Cyprus, about 240 kilometers from Lebanon, according to the Euro-Mediterranean Seismological Center (EMSC).

Witnesses told CNN that emergency rooms in Beirut hospitals are in a state of chaos. Dozens of people arrived injured. "Some were maimed, some injured with glass."

The Prime Minister of Lebanon, Hassan Diab, declared the day of national mourning. Israeli authorities, meanwhile, have denied involvement in the Beirut port bombing. "Israel has nothing to do with the incident," an official said on condition of anonymity, according to Reuters.

Burimet: Reuters, The Guardian, CNN