Me siguri e keni parasysh atë momentin kur ju duhet të ndërroni fondatinën, e cila në ngjyrë ju qëndronte këndshëm, por shkaktonte akne, për shembull, dhe e gjeni veten duke provuar fondatina të markave të tjera për të gjetur nuancën e përsosur për lëkurën tuaj. Tashmë, një website ju lehtëson punë.
Findation.com, që funksionon si një bazë të dhënash globale, mbledh dhe krahason me qindra fondatina nga kompanitë kryesore të kozmetikës. Ky website përdor informacionet e njerëzve për të sugjeruar më pas, përmes algoritmeve, opsionin më të përshtatshëm për ngjyrën e lëkurës në një tjetër markë.
Themeluesja e Findation.com është Kate Morris nga Melboune, themeluese gjithashtu edhe e kompanisë australiane të produkteve kozmetike, AdoreBeauty.
“Kam hasur çdo ditë klientë që më thonin: ‘Dua të provoj këtë markë, por s’di cila ngjyrë më përshtatet’. Mendova se do të ishte një zgjidhje e mirë që të kishte një website që të tregonte të gjitha nuancat e ngjashme me ato që keni përdorur më parë.”
Si funksionon: Duhet thjesht të vendosni produktet që keni përdorur më parë dhe algoritmi do t’ju sugjerojë opsione të ngjashme nga markat e tjera. Sugjerimet renditen në saj të çmimeve, që do të thotë se nuk ka produkte të sponsorizuara.
Burimi: Harper’s Bazaar