Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Peshorja dhe Akrepi

Hëna e plotë e 3 gushtit do të jetë misterioze. Nga njëra anë, do të keni një Hënë të plotë në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, e cila gjithashtu rregullon fëmijët, shtatzëninë, lindjen dhe aktivitetet kreative, së bashku me argëtimin. Kjo është një shtëpi e gëzuar dhe duhet të sjellë një ngjarje të lumtur. Qofshit beqarë ose të martuar, kjo fundjavë e Hënës së plotë është e gjitha për ju. Sidoqoftë, shumë gjëra mund të ndodhin, të cilat do t’ju shqetësojnë.

Ka një planet që do të jetë në vendin e gabuar në kohën e gabuar duke ju sjellë vështirësi të paparashikuara me para: Urani. Kjo sepse Urani do të sfidojë Diellin dhe Hënën e plotë në të njëjtën kohë. Ka të ngjarë të shqetësoheni për lajmet që do të merrni në lidhje me një projekt. Duket sikur jeni në ditët tuaja jo fort të mira për të kuptuar situatën, megjithatë do t’ia dilni mbanë.

Në fund të qershorit, Marsi hyri në sektorin e lidhjes, martesës dhe të përkushtimit, duke i dhënë një theks të fortë marrëdhënieve me partnerin/en. Ai ose ajo mund të fillojë një punë të re, për shembull, ose të nisin një biznes. Sido që të jetë, duket se një dritare e re po hapet, sepse Marsi te Dashi ndikon te sipërmarrja.

Dukeni të vendosur për të rregulluar hapësirën e shtëpisë kohëve të fundit dhe do të kënaqeni me procesin e zgjedhjes së orendive dhe sendeve të reja.

Pasi të ketë kaluar Hëna e plotë, do të shihni që gjërat do të shkojnë më mirë. Hëna e re më 18 gusht do të ndriçojë jetën shoqërore, miqtë, të cilët kanë qenë pak të distancuar këtë kohë. Gjasat janë që ata të rregullojnë oraret dhe të kenë më shumë kohë për ju.

Pandemia nuk është zhdukur ende, kështu që ende duhet të jeni të kujdesshëm. Mund të jeni duke menduar për një projekt bamirësie ose vepër tjetër humanitare.

Pavarësisht shqetësimeve që ju kanë mbajtur zgjuar natën vonë, duket se gjërat do të shkojnë për mrekulli dhe deri në fund të muajit gjithaçka do të jetë sipas planeve tuaja. Një projekt i madh do të përfundojë, por mund të jetë pak voluminoz që do të thotë se do të kërkojnë orë të gjata pune për të arritur afatin. Mund të merrni fonde surprizë për të cilat keni aplikuar ose thjesht kjo periudhë do të shënojë një moment të ri, shumë të qetë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Peshorja dhe Akrepi

Muaji fillon me një Hënë të plotë në 3 gusht në Ujor, sektori i shtëpisë – pra vëmendja do të jetë e nevojshme atje - duke dhënë efektin në plus ose minus katër ditë. Kështu mund ta gjeni veten duke ndërruar shtëpi, duke dekoruar, rinovuar, pikturuar ose thjesht duke u argëtuar. Përndryshe, ka gjasa që vëmendja të shkojë te një anëtar i familjes, me shumë mundësi një nga prindërit tuaj (ose një person për të cilin mendoni si prind).

Kjo Hënë e plotë është e sigurt që do të jetë e vështirë, kështu që një problem në shtëpi ose familje ka të ngjarë të lindë. Urani i paparashikueshëm mund të sjellë lamje të padëshiruara nga një i afërm, qiradhënës, arkitekt, projektues, partner, shok/shoqë ose një person tjetër që është i përfshirë në pronën që zotëroni. Do të ketë një urgjencë për të rregulluar edhe marrëdhëniet e punës.

Pas 18 gushtit, jeta do të marrë një ritëm tjetër. Do të merrni lëvdata, promovime dhe dukshëm do të vini re një përparim në karrierë.

Nëse po filloni një punë të re, ajo që po diskutohet është e rëndësishme dhe do të rrisë statusin tuaj. Nëse ju ofrohet një pozicion i ri, kini parasysh se Marsi do të jetë në një kënd të vështirë me Plutonin. Nga 9 shtatori deri më 13 nëntor, Marsi do të shkojë në prapavijë duke bërë që projektet të zhvillohen ngadalë; një periudhë zhgënjyese për të gjithë. Mos planifikoni të nënshkruani marrëveshje muajin tjetër, por mundohuni t’i zgjidhni këto çështje më 28-29 gusht.

Hëna e plotë e 1 shtatorit te Peshqit do të jetë një nga më romantiket e vitit. Ajo do të ndezë shtëpinë e dashurisë së vërtetë, kështu që nuk ka rëndësi nëse jeni beqarë ose të martuar/në një lidhje, gjithsesi do ta ndjeni efektin e saj. Nëse mund të pushoni pak diku në bregdet, do të jetë zgjedhja e përkryer për ju. Në të njëjtën kohë, mund ta përqëndroni vëmendjen te dëshira për të pasur një bebe ose për të përfunduar një projekt të rëndësishëm kreativ.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI