Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Luani dhe Virgjëresha

Karriera po pëson ndryshime dhe duket se po sjell një efekt stresues mbi ju dhe marrëdhënien romantike. Përgatituni për një shpërthim a ankesë të papritur nga partneri/ja gjatë 3 gushtit sepse një Hënë e plotë pozicionohet në shtëpinë e marrëdhënieve. Duket se keni kaluar shumë kohë me punë dhe ai/ajo është ndierë e lënë pas dore.

Kjo Hënë e plotë nuk do të jetë e lehtë, sepse bie në shenjën tuaj të kundërt, në Ujor. Urani, sundimtari i Ujorit, do të veprojë në një mënyrë të paqëndrueshme. Partneri/ja mund të dëshirojë më shumë vëmendje, por edhe më shumë hapësirë, gjë që duket kontradiktore. Për fat të mirë, Marsi do të përpiqet të ndihmojë sa më shumë.

Marsi do të jetë në kundërshtim me planetët në shtëpinë e gjashtë të projekteve të punës, kështu që ndryshime mendimesh kanë të ngjarë të shpalosen. Një person për të cilin keni nevojë duket se nuk do t’ju kuptojë.

Gjërat do të përmirësohen disi nga Hëna e re më 18 gusht. Marsi i vështirë i fillimit të muajit do të kthehet në aleatin tuaj në vijim. Çështje që kanë lidhje me mediat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë të ngjarë të ndikohen.

Së shpejti priten shpërblimet financiare, kur Hëna e plotë në 1 shtator shkon te Peshqit. Kjo Hënë e plotë do të ndezë shtëpinë tetë të parave të njerëzve të tjerë, duke treguar se do të jetë një kohë e shkëlqyer për ju që të merrni të ardhura nga një komision, fitime të përbashkëta, bonus, program qeveritar, kapital sipërmarrjeje, sponsorizim etj.

Përsa i përket romancës, Afërdita do t’i afrohet Luanit në fund të muajit. 

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Luani dhe Virgjëresha

Qershori dhe korriku sollën eklipse dhe nevojën për t’iu përshtatur kushteve të reja, kështu që gushti do të jetë më i qetë. Megjithatë, mos shpresoni për një muaj totalisht relaksues. Kohët më të mira do të ndodhin gjatë ditëlindjes suaj – në fillim të gushtit dhe fillimit të shtatorit.

Jeni një nga shenjat që dihet se kujdeseni mirë për shëndetin, kështu që kini paraqysh të vazhdoni zakonet e shëndetshme, sidomos gjatë javës së parë të gushtit. Hëna e plotë e 3 gushtit do të testojë forcën, vendosmërinë dhe aftësinë tuaj për të qëndruar këmbëngulës teksa përpiqeni të arrini qëllimet. Hëna rastis në shtëpinë e projekteve të punës dhe shëndetit, kështu që mund të merrni lajme njëra fushë ose tjetra.

Problemi me Hënën e plotë është se ajo do të aktivizojë Uranin, i cili do të sjellë një problem të mundshëm me një marrëdhënie ndërkombëtare ose media. Nëse s’keni lidhje me këto fusha, çështja mund të përfshijë emigracionin, vizat ose shtetësinë.

Mbi të gjitha këto, mund të keni vështirësi në marrëdhënie me një mik, ose jeni shqetësuar për mirëqënien dhe shëndetin e një burri pranë jush.

Marsi tani është te Dashi dhe ndion te shtëpia e tetë e parave të njerëzve të tjerë. Këtu bëhet fjalë për: pagesa shkolle, kredi studentore, rregullim të shtëpisë etj.

Gjërat do të përmirësohen teksa zhvendoseni më vonë gjatë muajit, sepse Hëna e re e 18 gushtit do t'ju ndihmojë. Këtë muaj, një shok do t'ju ndihmojë, ndoshta duke ju dhënë një këshillë që mund t'ju vlejë për të fituar të ardhura shtesë.

Momenti më i mirë vjen në fundin e gushtit pasi Hëna e plotë afrohet te Peshqit më 1 shtator. Ky është një moment magjik kur një episod romantik do t’ju mrekullojë. Beqarë ose në një marrëdhënie, të gjitha Virgjëreshat do të përfshihen nga kjo ndjesi e re.

Do të keni mundësinë që të realizoni një udhëtim të paplanifikuar në një vend të largët. Një lajm i mirë për një fëmijë ose shtatzëni është gjithashtu i mundur. Krijimtaria do të stimulohet. Përqendrohuni te projektet, sepse ka të ngjarë të shfaqni rezultate mbresëlënëse në fund të gushtit.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI