News

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do t’ju bëjë ta shihni ndryshe Shqipërinë

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do

Në ditët e sotme, pa marrë parasysh se sa shumë mund të ketë investuar dikush në një vend si Shqipëria dhe sa optimist mund të jetë për të ardhmen, është e pamundur që të mos ndeshesh, pse jo edhe të ndikohesh, nga statistika, artikuj dhe deklarata mbi mjekët që duan të ikin nga Shqipëria, mbi pedagogët që duan të zhvendosen diku gjetkë në Europë apo mbi të rinjtë, herë 43% e herë 79%, të cilët nuk e shohin të ardhmen këtu, përkundrazi, gjëja e parë që do të kërkonin nëse llamba e Aladinit do t’u binte në dorë, është një biletë, vetëm vajtje, në një shtet tjetër. Sigurisht që nuk jetojmë në një botë utopike dhe qartazi jemi të vetëdijshëm se një vend në zhvillim si i yni ka pafund probleme, të cilat në një farë mënyre justifikojnë këdo që dëshiron të largohet. Mirëpo nga ana tjetër, kaq të pashpresë jemi?

Pikërisht mbi këtë temë po diskutoja me disa miq dhe kolegë, në një nga ato bisedat post-pandemike nëse mund të quhen kështu, në lidhje me profesionet dhe industritë që do të zhvillohen më shumë pas virusit që “goditi” botën. Një prej tyre, me të drejtë, po përpiqej të më bindte se ndoshta duhet parë në tjetër këndvështrim sepse jo gjithmonë, dëshira “xhind, më largo nga Shqipëria” është zgjedhja më e mirë e mundshme. Përkundrazi, theksoi ai, ka kompani që po lulëzojnë pikërisht në një vend si yni, për shkak të mungesës që shfaqin disa profesione të caktuara në tregjet ndërkombëtare, si për shembull shkencat kompjuterike. “E çfarë do të thotë kjo?” thashë unë, njohuritë e të cilës në shkencat kompjuterike shkojnë deri te dallimi midis hardware dhe sotfware. Në një bisedë post-pandemie si kjo mbërrita te Ritech Solutions dhe sipërmarrësi dhe bashkë-themeluesi, Aleksandër Risilia.

Alekandër Risilia është një nga njerëzit që ka vendosur të investojë në Shqipëri, sepse, thënë sipas fjalëve të tij, beson fort te talenti i jashtëzakonshëm i të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht se mund të mos kenë të njëjtin akses ndaj teknologjisë si bashkëmoshatarët nëpër botë, produktet dhe shërbimet e krijuara prej tyre në fushën e teknologjisë janë lehtësisht të krahasueshme. Përpara se të kaloj te kompania dhe vizioni i saj, po flas pak për Risilian, shkurtimisht, sepse modestia e tij ma ndaloi të flisja më shumë se një paragraf.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Aleksandër Risilia

Aleksandri, pasi u diplomua për Shkenca Kompjuterike në University of New York në Tiranë, u punësua në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, institucion në të cilin shërbeu edhe si Drejtor i Teknologjisë së Informacionit. Më pas, me një synim prej sipërmarrësi të ardhshëm, vendosi të thellonte njohuritë në këtë fushë dhe mbaroi studimet në universitetin prestigjioz të Oksfordit dhe u diplomua në Master of Science për Computer Software Engineering. Gjatë gjithë periudhës së studimeve në Shqipëri dhe jashtë saj, Risilia merrej me krijimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e teknologjisë, të cilat ndodhte që dështonin hera-herës, por nga ana tjetër e përmirësonin më shumë duke i dhënë përvojën që do t’i duhej më vonë, gjatë një takimi, pse jo rastësor, me dy sipërmarrës amerikanë. Siç e përmenda më sipër, vende të zhvilluara si Amerika, kanë një mungesë të theksuar të specialistëve në fushën e teknologjisë, pasi më të aftët punësohen nga kompani gjigante si Google apo Facebook. Thënë kjo, nisur edhe nga eksperienca dhe kurioziteti për të eksperimentuar dhe mbi të gjitha për të guxuar, pa patur frikë nga dështimi, Risilia u angazhua me kompaninë Ritech Solutions dhe shërben sot si bashkë-themelues dhe administrator i saj, një kompani që operon ekskluzivisht vetëm për tregun amerikan.

Ritech, me zyra në Vanciuver (Kanada), Seattle (Washington), New York City, Zug (Zvicër), nisi punën në Tiranë në vitin 2016 me një staf punonjësish shqiptarë që fillimisht numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Projektet fillestare ishin të vogla, por mjaftueshëm për t’u marrë në konsideratë. Dita-ditës, projektet e Ritech që realizoheshin nga stafi shqiptar u shtuan, gjë që rrjedhimisht solli një rritje të të punësuarve. Aktualisht, Ritech numëron më shumë se 120 punonjës.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Dy djem punonjës të kompanisë, gjatë përditshmërisë së punës së tyre.

Ritech përbëhet nga arkitektë software-sh, inxhinierë, ekspertë të aplikacioneve dhe platformave, programues etj., të gjithë shqiptarë. Pavarësisht se përvoja ka rëndësinë e saj, çfarë vërtet vlen gjatë procesit të punësimit është padyshim kurioziteti për të mësuar më shumë për t’u rritur profesionalisht, për sa kohë vetë tregu i shkencave kompjuterike është gjithnjë në zhvillim. E specializuar në zhvillim webi, mobile dhe aplikacione, zhvillim dhe analizë sistemesh Big Data, konsultim strategjie dhe teknologjie, digital marketing, Ritech numëron sot më shumë se 164 projekte të përfunduara me sukses.

Një ekip prej katër vetësh diskutojnë për një projekt të ardhshëm.

“Pse nuk kemi dëgjuar më parë?” mund të pyesë me të drejtë shumëkush prej. E vendosur në periferi të Tiranës, zyrat e Ritech nuk “bërtasin” për t’u parë. Fasada e jashtme është krejtësisht e zakonshme, ndërsa ambientet e brendshme janë të këndshme dhe krijojnë një mjedis pune jo të mërzitshëm. Për hir të së vërtetës, isha përgatitur të dëgjoja zhurmën karakteristike të tasteve në tastierën e kompjuterave që shtypen nxitimthi nga ata që nëpër internet njihen si “hi-tech nerds”, kompjuterat e të cilëve qëndrojnë disa pëllëmbë larg nga njëri-tjetri, por jo. Të gjithë të rinjtë e punësuar – një pjesë në fakt, sepse kompania po aplikon edhe punën nga shtëpia për shkak të pandemisë – kishin hapësirën e vetë, punonin në grupe të vogla pune me një team leader në krye, në kohën e lirë argëtoheshin në dhomën e lojërave dhe hynin e dilnin lirshëm nëpër zyra, gjë që të krijonte ndjesinë se përpos hierarkisë së nevojshme në çdo kompani relativisht të madhe si Ritech, stafi funksiononte si një person i vetëm.

Pesë punonjës gjatë një takimi në përfundim të një projekti.

Gjatë bisedës për kompaninë, me një dëshirë të madhe për të përthithur sa më shumë informacion nga një sipërmarrës atipik, i veshur me xhinse dhe bluzë polo, tavolina e të cilit ishte rrethuar me libra të lexuar dhe për t’u lexuar, e pyeta Aleksandrin se cili sipërmarrës kishte shërbyer si model frymëzimi gjatë drejtimit të Ritech. Ndryshe nga çfarë prisja – ndoshta Steve Jobs ose Bill Gates sepse i përkasin të njëjtës fushë – ai përmendi  Warren Buffet, një nga njerëzit më të pasur në botë, manjati i pronave të patundshme, por njëkohësisht njeriu që jeton në shtëpinë modeste të cilën e bleu në 1958-n dhe përdor prej vitesh një makinë të thjeshtë, sepse “udhëton vetëm 5600 km në vit”. Kjo gjë do të thotë shumë për Ritech, një kompani që pavarësisht suksesit dhe fitimeve, mbetet një kompani që synim kryesor ka vetëm të sjellë në treg produkte/shërbime që iu shërbejnë (për mirë) njerëzve, pa menduar vetëm anën finaciare. Jo më kot, Risila ka refuzuar të bashkëpunojë me biznese të operimit të basteve, sepse thotë që “këtij vendi do vetëm t’i bëjë mirë”.

Nisur nga kjo, një plan i ardhshëm i Ritech është bashkëpunimi me universitetet shtetërore për krijimin e laboratorëve dhe infrastrukturës së nevojshme, ku shumë të rinj shqiptarë, të apasionuar pas shkencave kompjuterike, të mund të zhvillojnë startup-et e tyre, sepse çdo kompani e suksesshme nisi fillimisht si startup. “Good to Great”, një libër nga James C. Collins për fuqizimin e sipërmarrjeve, ishte një nga librat në lexim e sipër në tavolinën e punës së administratorit të Ritech, që nënkupton sa rëndësi ka rritja profesionale për kompaninë.

Një prej vajzave të punësuara, pas përfundimit me sukses të një takimi në Zoom me kolegët amerikanë.

Teksa largohesha, disa të rinj u futën në dhomën e lojërave, disa të tjerë po bisedonin me disa shkresa  në dorë, një vajzë ishte përqëndruar te ekrani i kompjuterit dhe nuk e vuri re aspak praninë time, ndërsa disa të tjerë kishin një konferencë në Zoom me disa sipërmarrës të huaj. Fjalori i tyre teknik ishte i pakuptimtë për dikë që mund të bëjë vetëm dallimin hardware dhe software, por kjo nuk do të thotë se nuk më përcollën ndjesinë se sa rëndësi ka ndonjëherë investimi në Shqipëri dhe sa të rinj të talentuar mbart ky vend, të rinj që të pozicionuar ndonjëherë në periferi të qyteteve, larg zonave IN që s’bërtasin suksesin e tyre, përbëjnë një faqe tjetër të Shqipërisë, që mesa duket, nuk është fare e pashpresë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

An extraordinary and inspiring vision: This company will make you see Albania differently

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do

Nowadays, no matter how much someone may have invested in a country like Albania and how optimistic they may be about the future, it is impossible not to encounter, why not be influenced, by statistics, articles and statements on doctors who want to leave Albania, on professors who want to move somewhere else in Europe or on young people, sometimes 43% and sometimes 79%, who do not see the future here, on the contrary, the first thing that will asked if Aladdin's lamp would fall into their hands, it is a one-way ticket to another state. Of course we do not live in a utopian world and we are clearly aware that a developing country like ours has endless problems, which in a way justify anyone who wants to leave. But on the other hand, are we so hopeless?

This is exactly the topic I was discussing with some friends and colleagues, in one of those post-pandemic conversations, if they can be called that, about the professions and industries that will develop more after the virus that "hit" the world. One of them, rightly, was trying to convince me that maybe we should look at it from another angle because not always, the desire "jinn, take me away from Albania" is the best possible choice. On the contrary, he stressed, there are companies that are thriving in a country like ours, due to the lack of certain professions in international markets, such as computer science. "And what does that mean?" I said, whose knowledge in computer science goes as far as distinguishing between hardware and sotfware. In a post-pandemic conversation like this I arrived at Ritech Solutions and entrepreneur and co-founder, Alexander Risilia.

Alekandër Risilia is one of the people who has decided to invest in Albania, because, according to him, he strongly believes in the extraordinary talent of Albanian youth, who despite not having the same access to technology as their peers around the world , the products and services created by them in the field of technology are easily comparable. Before I move on to the company and its vision, I am talking a little about Risilian, briefly, because his modesty stopped me from speaking more than one paragraph.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Alexander Risilia

Aleksandri, pasi u diplomua për Shkenca Kompjuterike në University of New York në Tiranë, u punësua në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, institucion në të cilin shërbeu edhe si Drejtor i Teknologjisë së Informacionit. Më pas, me një synim prej sipërmarrësi të ardhshëm, vendosi të thellonte njohuritë në këtë fushë dhe mbaroi studimet në universitetin prestigjioz të Oksfordit dhe u diplomua në Master of Science për Computer Software Engineering. Gjatë gjithë periudhës së studimeve në Shqipëri dhe jashtë saj, Risilia merrej me krijimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e teknologjisë, të cilat ndodhte që dështonin hera-herës, por nga ana tjetër e përmirësonin më shumë duke i dhënë përvojën që do t’i duhej më vonë, gjatë një takimi, pse jo rastësor, me dy sipërmarrës amerikanë. Siç e përmenda më sipër, vende të zhvilluara si Amerika, kanë një mungesë të theksuar të specialistëve në fushën e teknologjisë, pasi më të aftët punësohen nga kompani gjigante si Google apo Facebook. Thënë kjo, nisur edhe nga eksperienca dhe kurioziteti për të eksperimentuar dhe mbi të gjitha për të guxuar, pa patur frikë nga dështimi, Risilia u angazhua me kompaninë Ritech Solutions dhe shërben sot si bashkë-themelues dhe administrator i saj, një kompani që operon ekskluzivisht vetëm për tregun amerikan.

Ritech, me zyra në Vanciuver (Kanada), Seattle (Washington), New York City, Zug (Zvicër), nisi punën në Tiranë në vitin 2016 me një staf punonjësish shqiptarë që fillimisht numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Projektet fillestare ishin të vogla, por mjaftueshëm për t’u marrë në konsideratë. Dita-ditës, projektet e Ritech që realizoheshin nga stafi shqiptar u shtuan, gjë që rrjedhimisht solli një rritje të të punësuarve. Aktualisht, Ritech numëron më shumë se 120 punonjës.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Dy djem punonjës të kompanisë, gjatë përditshmërisë së punës së tyre.

Ritech përbëhet nga arkitektë software-sh, inxhinierë, ekspertë të aplikacioneve dhe platformave, programues etj., të gjithë shqiptarë. Pavarësisht se përvoja ka rëndësinë e saj, çfarë vërtet vlen gjatë procesit të punësimit është padyshim kurioziteti për të mësuar më shumë për t’u rritur profesionalisht, për sa kohë vetë tregu i shkencave kompjuterike është gjithnjë në zhvillim. E specializuar në zhvillim webi, mobile dhe aplikacione, zhvillim dhe analizë sistemesh Big Data, konsultim strategjie dhe teknologjie, digital marketing, Ritech numëron sot më shumë se 164 projekte të përfunduara me sukses.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Një ekip prej katër vetësh diskutojnë për një projekt të ardhshëm.

“Pse nuk kemi dëgjuar më parë?” mund të pyesë me të drejtë shumëkush prej. E vendosur në periferi të Tiranës, zyrat e Ritech nuk “bërtasin” për t’u parë. Fasada e jashtme është krejtësisht e zakonshme, ndërsa ambientet e brendshme janë të këndshme dhe krijojnë një mjedis pune jo të mërzitshëm. Për hir të së vërtetës, isha përgatitur të dëgjoja zhurmën karakteristike të tasteve në tastierën e kompjuterave që shtypen nxitimthi nga ata që nëpër internet njihen si “hi-tech nerds”, kompjuterat e të cilëve qëndrojnë disa pëllëmbë larg nga njëri-tjetri, por jo. Të gjithë të rinjtë e punësuar – një pjesë në fakt, sepse kompania po aplikon edhe punën nga shtëpia për shkak të pandemisë – kishin hapësirën e vetë, punonin në grupe të vogla pune me një team leader në krye, në kohën e lirë argëtoheshin në dhomën e lojërave dhe hynin e dilnin lirshëm nëpër zyra, gjë që të krijonte ndjesinë se përpos hierarkisë së nevojshme në çdo kompani relativisht të madhe si Ritech, stafi funksiononte si një person i vetëm.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Pesë punonjës gjatë një takimi në përfundim të një projekti.

Gjatë bisedës për kompaninë, me një dëshirë të madhe për të përthithur sa më shumë informacion nga një sipërmarrës atipik, i veshur me xhinse dhe bluzë polo, tavolina e të cilit ishte rrethuar me libra të lexuar dhe për t’u lexuar, e pyeta Aleksandrin se cili sipërmarrës kishte shërbyer si model frymëzimi gjatë drejtimit të Ritech. Ndryshe nga çfarë prisja – ndoshta Steve Jobs ose Bill Gates sepse i përkasin të njëjtës fushë – ai përmendi  Warren Buffet, një nga njerëzit më të pasur në botë, manjati i pronave të patundshme, por njëkohësisht njeriu që jeton në shtëpinë modeste të cilën e bleu në 1958-n dhe përdor prej vitesh një makinë të thjeshtë, sepse “udhëton vetëm 5600 km në vit”. Kjo gjë do të thotë shumë për Ritech, një kompani që pavarësisht suksesit dhe fitimeve, mbetet një kompani që synim kryesor ka vetëm të sjellë në treg produkte/shërbime që iu shërbejnë (për mirë) njerëzve, pa menduar vetëm anën finaciare. Jo më kot, Risila ka refuzuar të bashkëpunojë me biznese të operimit të basteve, sepse thotë që “këtij vendi do vetëm t’i bëjë mirë”.

Nisur nga kjo, një plan i ardhshëm i Ritech është bashkëpunimi me universitetet shtetërore për krijimin e laboratorëve dhe infrastrukturës së nevojshme, ku shumë të rinj shqiptarë, të apasionuar pas shkencave kompjuterike, të mund të zhvillojnë startup-et e tyre, sepse çdo kompani e suksesshme nisi fillimisht si startup. “Good to Great”, një libër nga James C. Collins për fuqizimin e sipërmarrjeve, ishte një nga librat në lexim e sipër në tavolinën e punës së administratorit të Ritech, që nënkupton sa rëndësi ka rritja profesionale për kompaninë.

Një vizion i jashtëzakonshëm dhe frymëzues: Kjo kompani do
Një prej vajzave të punësuara, pas përfundimit me sukses të një takimi në Zoom me kolegët amerikanë.

As I was leaving, some young people entered the game room, some others were talking with some papers in hand, a girl was staring at the computer screen and did not notice my presence at all, while some others had a conference in Zoom with some foreign entrepreneurs. Their technical vocabulary was meaningless for someone who can only distinguish hardware and software, but that does not mean that they did not convey to me the feeling of how important investment is sometimes in Albania and how many talented young people this country carries, young that sometimes positioned on the outskirts of cities, away from the IN areas that do not shout their success, constitute another site of Albania, which apparently, is not at all hopeless.