Showbiz

Bledi Strakosha tregon si mësoi që kishte Covid-19 pa bërë tamponin: ' Është virus tinëzar'

Bledi Strakosha tregon si mësoi që kishte Covid-19 pa bërë

Pak ditë më parë, moderatori Bledi Strakosha konfirmoi përmes një postimi në Instagram se është i infektuar me Covid-19, por gjatë një interviste për Report Tv tha se nuk e ka bërë ende tamponin.

Aktualisht, edhe pse i karantinuar, gjendja shëndetësore e Strakoshës është e mirë dhe simptomat e sëmundjes kanë qenë mesatarisht të lehta.

"Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim. Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid-19  me skaner.

Unë nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 127 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit. Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. Për sa i përket prindërve të mi që kur u hap pandemia unë nuk i kam takuar. Madje mamaja ime kishte ditëlindjen, po nuk e kemi festuar. Më vonë i kam marrë prindërit që të dalin sepse ata ishin komplet të izoluar. Kemi pirë një kafe në Dajt, por tashmë janë në shtëpi dhe janë mirë. Fatmirësisht nuk janë infektuar. Por u duhet bërë një tampon edhe atyre."- tregoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Bledi u bëri thirrje të rinjve dhe jo vetëm të ndërgjegjësohen dhe të vendosin maska.

"Është e turpshme që të rinjtë nuk përdorin maska përgjithësisht, ndërsa të moshuarit që dalin nga shtëpia për të marrë pensionin ose kanë punë ata vendosin maska. Është e rëndësishme që maskën ta kemi të gjithë. Është një luftë që luftohet vetëm për ata që infektohen, por për t'ia dalë mbanë, për ta mposhtur duhet të luftojmë të gjithë. Virusi është i pranishëm."

Përveç tij, në fillim të kësaj jave edhe kryebashkiaku Veliaj njoftoi se është i infektuar me koronavirus, por në gjendje të mirë shëndetësore.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Bledi Strakosha tells how he learned that he had Covid-19 without getting a tampon: 'It is an insidious virus'

Bledi Strakosha tregon si mësoi që kishte Covid-19 pa bërë

A few days ago, moderator Bledi Strakosha confirmed through an Instagram post that he is infected with Covid-19, but during an interview with Report Tv he said that he has not done the tampon yet.

Currently, although quarantined, Strakosha is in good health and the symptoms of the disease have been moderately mild.

"My symptoms, both because of the treatments and the attention I received from the doctors, have eased the symptoms. I had a terrible sore throat that I could hardly swallow and no longer eat. In addition to the throat, I also had a cold. went 37.5 not very high, but that showed that something was wrong with my body.I am one of those people who immediately go to the doctor.If we go to the hospital at the first symptoms even to the doctors we make the job easier. In the first few days I did a scanner.I was identified as having a Covid-19 scanner.

I have not done tampon. I made a call to 127 and am looking forward to getting a tampon as well. The scanner also revealed that I had received a slight lung injury due to coronavirus. It is an insidious virus. He does not understand at first. As for my parents since the pandemic broke out I have not met them. My mom even had a birthday, but we did not celebrate. I later got my parents out because they were completely isolated. We drank a coffee in Dajt, but they are already at home and are fine. Thankfully they are not infected. "But they also need to be given a buffer," he said.

During his speech, Bledi called on young people and not just to be aware and put on masks.

"It is a shame that young people do not wear masks in general, while the elderly who leave home to retire or have a job put on masks. It is important that we all have a mask. It is a war that is fought only for those who become infected. "But to succeed, to defeat it we must all fight. The virus is present."

In addition to him, earlier this week the mayor Veliaj announced that he is infected with coronavirus, but in good health.