Metropolitan

Ellen thyen heshtjen pas akuzave të rënda të stafit

Ellen thyen heshtjen pas akuzave të rënda të stafit

Pas akuzave dhe ankesave të shumta për kushtet e punës, Ellen DeGeneres i është drejtuar stafit të emisionit. Përmes një letre të siguruar nga E! News, Ellen shprehet e zhgënjyer nga gjithë çfarë ka lexuar për stafin e saj.

“Në ditën e parë të shfaqjes, u kam thënë të gjithëve në takimin e parë që The Ellen Degeners Show do të ishte një vend i lumturisë – asksh nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrsisht, diçka ndryshoi dhe unë jam e zhgënjyer teksa mësoj se nuk ka qenë gjithnjë kështu.”

Ellen shkruan gjithashtu: “Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di që është e kundërta e asaj që unë besoja dhe shpresoja për shfaqjen tonë". DeGeneres pranon se suksesi i saj – i cili përfshin 30 çmime Emmy, 20 People’s Choice Awards, nuk do të ishte i mundur pa kontributin e stafit. Ajo thekson në letër se emri i saj është në shfaqje dhe merr përgjegjësi për këtë që ka ndodhur.

Ellen deklaron se ajo dhe Warner Bros. po punojnë së bashku për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të korrigjuar gabimet përmes një hetimi të brendshëm.

Më parë, u tha se në fakt, të akuzuarit për keqtrajtim të punonjësve ishin producentët ekzekutivë Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner dhe jo Ellen personalisht. Në letër, DeGeneres shkroi se “njerëzit që punojnë me mua dhe për mua, flasin në emrin tim dhe keqpërfaqësojnë atë çfarë jam”. “Kjo duhet të ndalet,” shton më pas.

“Si dikush që u gjykua dhe pothuajse humbi gjithçka për të qenë vetvetja,  me të vërtetë e kuptoj dhe ndihem keq për këdo që shihet ndryshe ose trajtohet padrejtësisht, në mënyrë jo të barabartë. Të menduarit që ju jeni trajtuar në këtë mënyrë është e tmerrshme për mua.”

Në një prononcim për E! News, Warner Bros. konfirmoi angazhimin e tyre për të adresuar akuzat dhe për të hetuar çështjen.

Burimi: E! News

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ellen breaks the silence after heavy staff accusations

Ellen thyen heshtjen pas akuzave të rënda të stafit

After numerous allegations and complaints about working conditions, Ellen DeGeneres addressed the show staff. Through a letter provided by E! News, Ellen expresses disappointment from everything she has read about her staff.

"On the first day of the show, I told everyone at the first meeting that The Ellen Degeners Show would be a place of happiness - no one would raise their voice and everyone would be treated with respect. Of course, something changed and I am disappointed to learn that it has not always been so. "

Ellen also writes: “I'm sorry about that. Anyone who knows me knows the opposite of what I believed and hoped for our show. "DeGeneres admits that her success - which includes 30 Emmy Awards, 20 People's Choice Awards, would not have been possible without the contribution of She states in the letter that her name is on the show and takes responsibility for what happened.

Ellen states that she and Warner Bros. are working together to determine the next steps and correct mistakes through an internal investigation.

Earlier, it was said that in fact, the accused for employee mistreatment were executive producers Ed Glavin, Mary Connelly and Andy Lassner and not Ellen personally. In the letter, DeGeneres wrote that "people who work with me and for me, speak on my behalf and misrepresent what I am." "This must stop," he added.

"As someone who was judged and lost almost everything to be himself, I really understand and feel sorry for anyone who is seen differently or treated unfairly, unequally. "To think that you have been treated this way is horrible to me."

In a statement for E! News, Warner Bros. confirmed their commitment to address the allegations and investigate the matter.

Source: E! News