Çfarë po ndodh rreth nesh

Nga kura e virusit tek seksi me demonë: Zbulohen teoritë e çuditshme të mjekes amerikane

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2020

Nga kura e virusit tek seksi me demonë: Zbulohen teoritë e

Nën rubrikën e “politikës”, sot, kudo në Twitter po flitet rreth “spermës së demonëve”. Gjithë kjo nisi nga mjekja, Stella Immanuel.

Ditën e hënë (27 korrik), Donald Trump ripostoi në Twitter miratimin e mjekes Stella Imannuel për hidrksiklorokinë (hydroxychloroquine). Nuk është më sekret që Turmp po këmbëngul në miratimin e një ilaçi që kuron malarien, si hidrksiklorokina, të cilën ai e ka përmendur prej kohësh si një kurë mrekulli-bërëse për koronavirusin, pavarësisht hulumtimeve që duket se thonë të kundërtën. Shkenca, gjithnjë e më shumë thotë se hidroksiklorokina nuk mbron nga Covid-19 dhe mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës.

Në një video virale, postuar nga Breitbard dhe që më pas u fshi nga Facebok pas 13 milionë shikimesh, Stella Immanuel flet përpara Gjykatës Supreme, në Samitin e Bardhë për “kurën” e Covid-19. Për të parë se çfarë thuhet në video, lexo këtu.

Por, si kaluam nga hidroksiklorokina në spermën e demonëve?

Pavarësisht se është mjeke, Immanuel ka disa teori të çuditshme për mjekimet dhe jetën, të cilat i nxorri në pah Daily Beast. Immanuel thuhet se beson se qeveria drejtohet nga njerëz-zvarranikë, se ADN-ja e alienëve po përdoret aktualisht për qëllime mjekësore tek njerëzit, se ekziston një vaksinë që i kthen njerëzit kundër fesë dhe se çështjet gjinekologjike si ciste apo endometrioza vijnë nga seksi me shtriga dhe demonët në ëndrra, ose siç i quan ajo “gra dhe burra shpirtra”, “depozitat e liga” të të cilëve mund t’i bëjnë gratë infertile.

Daily Beast, zbuloi një predikim në të cilin Immanuel flet rreth “Nephilim”, qenie biblike që shpesh karakterizohet si krijesë ëngjëll-njerëzore. Sipas Immanuel, nephilim-ët marrin formën e shpirtrave demonike dhe bëjnë “gjueti grash” në ëndrra.

“Ata kthehen në një grua, flenë me burrin dhe mbledhin spermën e tij. Më pas, depozitojnë spermën dhe riprodhojnë më shumë si vetja”, shpjegoi ajo, sipas Daily Beast.

Immanul thotë se shtrigat mund të bëjnë gjithashtu “projektin astral” dhe “të flenë me njerëzit”, “por mesa duket do ta dini këtë nëse keni ëndërruar se keni bërë seks me demonë sepse jeta juaj do të ndalet shumë shpejt”, thotë ajo.

Videoja ku mjekja pretendon se ka gjetur kurën e virusit u fshi nga platforma si Twitter, Facebok dhe YouTube, por Trump i dha edhe më tepër vëmendje mediatike. Ai tha në një konferencë për shtyp se Immanuel dhe kolegët e saj ishin “mjekë të respektuar.”

“Mendova se ishte shumë mbresëlënse. Nuk e di nga cili vend vjen, por tha se ka patur sukses të jashtëzakonshëm me qindra pacientë të ndryshëm dhe mendova se zëri i saj duhej dëgjuar.”

Bazuar tek postimet e saj në Instagram, mjekja beson në Zot. Në një postim ajo thotë: "Jeta ime është në duart e Zotit" dhe diku tjetër shkruan: "Psalm 23".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stella Immanuel (@drstellaemmanuel) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stella Immanuel (@drstellaemmanuel) on

Ndërkohë Immanuel shkruan se “është në qytet dhe në dispozicion” dhe se “do të donte të takohej me Trump”. Nuk ka ende një lajm nëse ata do takohen, por është 2020-a, asgjë nuk na surprizon më.

Burimi: The Cut

MOS I HUMBISNI