Çfarë po ndodh rreth nesh

Mjekja amerikane thotë se ekziston një kurë për Covid-19 dhe askush s’duhet të vdesë

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2020

Mjekja amerikane thotë se ekziston një kurë për Covid-19 dhe

Një grup mjekësh janë mbledhur në shenjë “proteste” për të thënë disa teori të reja lidhur me kurën e Covid-19. Ajo e cila dëgjohet të flasë përgjatë gjithë videos është Dr. Stella Immanuel, mjeke në Houston, Texas. Ajo thotë se më përpara ka ndihmuar në kurimin e pacientëve me malaria, pra është mësuar me të tilla mjekime. Ngjarja ka ndodhur në Washington DC.

“Jam këtu sepse vetëm unë personalisht, kam trajtuar mbi 350 pacientë me Covid, pacientë që kanë diabet, presion të lartë gjaku, astma, nga të rritur e deri në fëmijë 7 vjeçarë. Rezultatet kanë qenë të njëjta: Unë ju jap hidroksiklorokinë (hydroxychloroquine), zink dhe zithromax dhe ata janë të gjithë shumë mirë. Kështu në muajt e fundit nuk kemi humbur asnjë njeri, asnjë person me diabet, astma apo presion të lartë gjaku dhe asnjë të moshuar. Mbi të gjitha, kam pajisur veten dhe gjithë stafin mjekësor me hidroksiklorokinë dhe me gjithë mekanizmat mbrojtës që ka, asnjëri prej nesh nuk është infektuar. Kjo funksionon. Askush nuk ka pse të vdesë.”

Më pas, ajo shton se lidhur me këtë ekziston dhe një studim i 2019-ës. Kjo kurë gjithashtu kuron lemzën dhe mjekja thotë se lemza mund të jetë simptomë e Covid.

“Pra, nëse NIH (National Institutes of Health) e di se të trajtosh një pacient me hidroksiklorokinë, provon se lemza është një simptomë e Covid, atëherë ata e dinë me siguri se hidroksiklorokina funksionon. Jam e mërzitur sepse shoh njerëz që nuk marrin dot frymë. Shoh prindër të presin nëpër spitale, shoh diabetikë që presin ditën e vdekjes me vështirësi në frymëmarrje. Ju them: “Gjithçka do shkojë mirë”, dhe pas trajtimit ata largohen. Asnjë prej tyre nuk ka vdekur.”

Mjekja akuzon të gjithë studiuesit që thonë të kundërtën:

“Nëse disa lloje “shkencash” thonë se kanë bërë studime dhe kjo nuk funksionon, më lejoni t’ju them se eshte shkencë “fallco”. Dua të di kush i bën këto studime, kush është pas tyre, sepse nuk ka mundësi që unë të trajtoj 350 pacientë e më shumë dhe asnjë prej tyre mos të ketë vdekur.”

Dr. Stella është e bindur në gjetjen e kurës së Covid:

“Dua t’i them Amerikës: Ky virus ka një kurë. Quhet hidroksiklorokinë, zink dhe zithromax. Nuk ju duhen maskat. Nuk ka nevojë t’i mbyllni njerëzit. Ka parandalim dhe një kurë. Nëse më kërcënojnë, nëse më kallëzojnë në polici. Nuk më bëhet vonë. Nuk do e lë Amerikën të vdesë.”

Ajo përsërit disa herë: “Ka një kurë për Covid!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BIG TV ?????? (@bigtv_) on

Për deklaratën ka reaguar edhe Trump, i cili duket se është mbështetës ndaj kësaj ideje, por reagimet mediatike, nga media si CNN shkruajnë: “Trump vazhdon të promovojë drogën e patestuar hidroksiklorokinë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stella Immanuel (@drstellaemmanuel) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stella Immanuel (@drstellaemmanuel) on

Në profilin e mjekes Stella Immanuel në Instagram, ajo thotë se Google, Facebook dhe Youtube e kanë censuruar videon. Mjekja thotë se Facebook i ka mbyllur llogarinë e saj dhe se ajo po merr kërcënime.

Mjekja amerikane thotë se ekziston një kurë për Covid-19 dhe

Mjekja amerikane thotë se ekziston një kurë për Covid-19 dhe

Mjekja amerikane thotë se ekziston një kurë për Covid-19 dhe

Mjekja amerikane thotë se ekziston një kurë për Covid-19 dhe

Në media është cilësuar si “ajo gruaja” apo “dikush që e identifikon veten si mjeke”. 

MOS I HUMBISNI