Si nisi: Me gjasë, ju ka rastisur të shihni të paktën një foto bardhë e zi së fundmi në Instagram e shoqëruar me hashtagun #WomenSupportingWomen, #BlackAndWhiteChallenge ose #ChallengeAccepted. Ky i fundit, sipas Bustle, daton që prej vitit 2016 dhe fillimisht u shfaq në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin. Së fundmi, hashtagu po shfaqet sërish ku gra postojnë foto bardhë e zi dhe etiketojnë gra të tjera me qëllim promovimin e mbështetjes brenda gjinisë.
View this post on Instagram
Si funksionon: Për të marrë pjesë, teknikisht duhet të nominoheni nga një vajzë/grua tjetër. Pasi jeni nominuar, postoni një foto bardhë e zi dhe etiketoni miqtë që ju frymëzojnë.
View this post on Instagram
Kush po merr pjesë: Përpos njerëzve të thjeshtë, sfida është pranuar edhe nga personazhe të njohur si Jennifer Aniston, Kerry Washington, Ciara dhe Eva Longoria. Dafina Zeqiri postoi së fundmi, pasi u nominua nga Vera Ora, mamaja e Rita Orës. "Vera Ora tha me të drejtë: Përkrahni shoqja-shoqen, ndajeni dashurinë me përkrahje ndaj njëra-tjetrës e kurrsesi me zili e urrejte," shkroi Dafi.
View this post on Instagram
Sa popullaritet kanë fituar hashtaget: #WomenSupportingWomen numëron gati 7 milionë postime, #ChallengeAccepted gati 4 milionë, ndërsa #BlackAndWhiteChallenge më shumë se 1 milion foto.