Celebrity

Keqtrajtimi i stafit: WarnerMedia nis një hetim për ‘The Ellen DeGeneres Show’

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2020

Keqtrajtimi i stafit: WarnerMedia nis një hetim për ‘The Ellen

"The Ellen DeGeneres Show" është bërë objekt i një hetimi të brendshëm të WarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve, raporton Variety. Emisioni prodhohet nga kompania amerikane Telepictures, që vepron si një degë e Warner Bros. Television.

Drejtuesit e Warner Bros. Television dhe Telepictures u kanë dërguar një memorandum punonjësve për të përshkruar mjedisin e punës.

Ky hetim pason raportimet e fundit të BuzzFeed News ku ish-punonjës të Ellen DeGeneres dëshmojnë për mjedisin toksik të punës. Punonjësit thanë për Buzzfeed News në një artikull të botuar më 16 korrik se Ellen DeGeneres nuk është njeriu gazmor dhe dashamirës, që njerëzit shohin në shtëpi.

Ata thanë se janë pushuar nga puna, pasi morën disa ditë leje për çështje mjekësore, apo për të bërë varrimin e një të afërmi. Një tjetër ish-punonjës tha se pasi mori një leje mjekësore një muaj pas një përpjekje vetëvrasjeje, ai u kthye në punë dhe iu tha se pozicioni i tij ishte duke u hequr. Për më shumë informacion, klikoni këtu.

MOS I HUMBISNI