Metropolitan

Kanye West i kërkon publikisht falje Kim-it!

Kanye West i kërkon publikisht falje Kim-it!

Kanye West, vendos t'i kërkojë Kim-it falje publike për gjithë deklaratet e pahijshme që tha rreth saj pak ditë më parë. 

"Do doja t'i kërkoja falje gruas time që bëra publike një çështje kaq private. S'e mbrojta dot atë siç bëri ajo me mua. Kim-it dua t'i them se e di që e kam lënduar. Të lutem më fal dhe faleminderit që je gjithmonë me mua."

Falja publike e Kanye-s erdhi pas akuzave të këtij të fundit ndaj Kim, ku ndër të tjera tha se ajo po përpiqej ta mbyllte në një spital, se donte të abortonte fëmijën e tyre të parë, etj.

Kanye West i kërkon publikisht falje Kim-it!

Gjatë fjalimit të tij Charleston, ai vijoi me historinë e abortit, por kësaj here, të treguar në një tjetër version.

"Edhe pse gruaja ime do të dojë të më divorcojë pas këtij fjalimi, ajo solli North-in në jetë edhe pse unë s'doja. Ajo qëndroi në këmbë dhe e mbrojti atë fëmijë.  E dini se kush tjetër mbrojti jetën e një fëmije 43 vite më parë? Mamaja ime! Ajo më shpëtoi jetën! Babi donte të më abortonte, kurse nëna ime s'e la. Sot nuk do të kishte një Kanye sepse babai im ishte shumë i zënë."- i drejtohet reperi turmës.

Nga ana tjetër, Kim i ka kërkuar njerëzve të tregojnë dhembshuri për Kanye-n pas Story-ve të publikuara. 

"E kuptoj që Kanye tani është në qendër të kritikave dhe veprimet e tij herë pas here shkaktojnë opinione dhe emocione të caktuara. Ai është brilant, por është një person i komplikuar, i cili është përballur me dhimbjen e humbjes së nënës dhe me presionin e izolimit që përkeqësoi bipolaritetin e tij. Ata që janë pranë tij, e njohin zemrën e madhe që ka dhe e dinë mirë që ndonjëherë fjalët që shpreh nuk lidhen me qëllimet e tij."

Burimi: Cosmopolitan

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Kanye West publicly apologizes to Kim!

Kanye West i kërkon publikisht falje Kim-it!

Kanye West, decides to apologize publicly to Kim for all the obscene statements he made about her a few days ago. 

"I would like to apologize to my wife for making such a private matter public. I could not defend her as she did with me. I want to tell Kim that I know I hurt her. Please forgive me. and thank you for always being with me. "

Kanye's public apology came after the latter's accusations against Kim, where among other things he said that she was trying to lock her in a hospital, that she wanted to abort their first child, etc.

Kanye West i kërkon publikisht falje Kim-it!

During his Charleston speech, he went on to tell the story of abortion, but this time, told in another version.

"Although my wife would like to divorce me after this speech, she brought North to life even though I did not want to. She stood up and protected that child. You know who else protected the life of a child 43 "Years ago? My mother! She saved my life! My father wanted to abort me, but my mother did not let him. Today there would be no Kanye because my father was very busy." - The rapper addresses the crowd.

Kim, on the other hand, has asked people to show compassion for Kanye after the Stories are published. 

"I understand that Kanye is now at the center of criticism and his actions occasionally provoke certain opinions and emotions. He is brilliant, but he is a complicated person, who has faced the pain of losing his mother and the pressure of "The isolation that has aggravated his bipolarity. Those around him know the big heart he has and know full well that sometimes the words he expresses are not related to his intentions."

Source: Cosmopolitan