Anabelizim

Capital T dhe Adrola Dushi, një showmancë

Capital T dhe Adrola Dushi, një showmancë

Nëse ngjarjet e javës në showbiz do të kishin një kryefjalë, padyshim që do të ishte Capital T dhe Adrola Dushi dhe jo më kot. Fotoja me një zemër në mbishkrim nuk u postua ashtu rastësisht pasi të dy ishin të vetëdijshëm për gjithë çfarë do të përflitej. Shtojmë këtu edhe faktin se askush prej tyre nuk preferoi të komentonte – të mohonte ose pohonte romancën që po përflitej nëpër portale. Thënë kjo, që Capital T dhe Adrola “i kurdisën” mirë gjërat, në mënyrë që sot të mbërrijmë te “C’est la vie”, jo parfumi i Christian Lacroix, por klipi i ri i reperit.

Gjithë çfarë u përfol ishte një formë e showmancë, term që përdoret gjerësisht në ditët e sotme dhe rrjedh nga show+romancë. Showmancë përshkruan marrëdhënie që zhvillohen me qëllim promovimin e projekteve të ardhshme. Më e përhapur është në kinematografi, prodhime televizive (si Big Brother apo Survivor) dhe industrinë e muzikës.

Në të tilla raste, artistët/konkurrentët hiqen sikur janë në raport me dikë tjetër ose përgatisin terrenin që të përfliten si të lidhur, në mënyrë që të fitojnë vëmendjen e mediave e rrjedhimisht të publikut. Siç e thamë më sipër, programe si Big Brother apo Survivor mendohet se bëjnë pjesë çifte ose njerëz që hiqen si të tillë në mënyrë që publiku të ketë më tepër interes.

Në përgjithësi, ky fenomen kritikohet, pasi nënkupton që një prodhim dhe/ose artist i caktuar, nuk është plotësisht në gjendje të tërheqë vëmendjen pa "hile". Sigurisht që kjo nuk përkthehet automatikisht në “paaftësi artistike”, pasi raporte të tilla janë përdorur edhe nga njerëz të rëndësishëm në një industri të caktuar. Por sidoqoftë, mbetet një formë jo fort e këndshme marketingu dhe konsiderohet si e padrejtë për fansat.

Një showmancë është e ngjashme me format e tjera të “mashtrimit” për qëllime marketingu dhe dukuri e tillë është e përhapur gjerësisht, ndonëse duket se ka një qasje kritikuese. Kujtojmë këtu rastin e “Shiko kush luan” në fillim të shtatorit, kur u përfol – me qëllim – që Fifi do të largohej nga programi. Në një sondazh të Anabel.al, pjesa dërrmuese e njerëzve nuk ishte dakord me këtë formë marketingu.

Capital T dhe Adrola Dushi, një showmancë

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Capital T and Adrola Dushi, a showmanship

Capital T dhe Adrola Dushi, një showmancë

If the events of the week in showbiz were to have a headline, it would definitely be Capital T and Adrola Dushi and not in vain. The photo with a heart in the inscription was not posted so casually as both were aware of all that would be rumored. Add to this the fact that none of them preferred to comment - to deny or confirm the romance that was rumored on the portals. That said, Capital T and Adrola "set things up" well, so that today we get to "C'est la vie", not Christian Lacroix 's perfume, but the rapper' s new music video.

All that was talked about was a form of showmanship, a term that is widely used nowadays and is derived from show + romance. Showmanship describes relationships that develop in order to promote future projects. It is most prevalent in cinematography, television productions (like Big Brother or Survivor) and the music industry.

In such cases, the producers, but also the artists themselves, are removed as if they are in a relationship with someone else or prepare the ground to be talked about as connected, in order to gain the attention of the media and consequently the public. As we said above, programs like Big Brother or Survivor are thought to involve couples or people who are removed as such so that the public has more interest.

In general, this phenomenon is criticized, as it implies that a certain production and / or artist, is not fully able to attract attention without "trick". Of course, this does not automatically translate into "artistic incompetence", as such reports have also been used by important people in a given industry. But still, it remains a not very pleasant form of marketing and is considered unfair to the fans.

A showmanship is similar to other forms of "fraud" for marketing purposes and such a phenomenon is widespread, although it seems to have a critical approach. We recall here the case of "Look who's playing" in early September, when it was rumored - on purpose - that Fifi would leave the program. In an Anabel.al survey , the vast majority of people did not agree with this form of marketing.

Capital T dhe Adrola Dushi, një showmancë