
Selena Gomez, e lindur në 22 korrik, festoi në heshtje të plotë ditëlindjen të mërkurën. Festa, e cila fillimisht nuk bëri shumë bujë në rrjet përmes fotove dhe videove, ngjante me një ëndërr të bukur vere!
Vetë Gomez, ju drejtua fansave për t'i thënë se zgjodhi vetë të mos qëndronte fare në Instagram atë ditë, por sigurisht detajet e festës s'mund t'i humbisnim.

"Hoqa dorë nga celulari dje për të qenë prezent në momentin, por kam lexuar gjatë gjithë kohës postimet tuaja, faleminderit për çdo urim dhe mesazh."
View this post on Instagram
Festa e ditëlindjes, u organizua nga dy mikeshat e saj më të mira, të cilat ndanë me ndjekësit foto nga atmosfera.

Vend i shtruar me petale lulesh, perëndim, tollumbace shumëngjyrëshe dhe një tavolinë prej druri e mbushur me ushqime. Siç mund ta shihni, arredimi duket një magji!

Gomez, u shfaq e veshur me një fustan të mëndafshtë dhe në sfond të fotove qëndronin tollumbacet rozë "Gëzuar Ditëlindjen".
Burimi: Elle