Anonim të lutem

Historitë e këtyre shqiptarëve janë sa gallatë aq edhe të sikletshme

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2020

Historitë e këtyre shqiptarëve janë sa gallatë aq edhe

1. Kam qenë e vogël dhe urinova në bidetë e hidrosanitareve.

2. I bëra shoqes një super urim për ditëlindje, kur ajo e kishte pas dy ditësh.

3. Isha me perioda dhe dola për një kafe pasdite. Kur u ngrita pashë që kisha bërë karrigen pis.

4. Mora autobusin dhe shkova hëngra një drekë sepse doja të rrija vetëm. Kisha harruar portofolin.

5. Dola para makinës e lumturuar pa masë me idenë që ishte babi, por jo.

6. Shkova në tualetin e një lokali dhe theva WC-në dhe lavamanin sepse iu ula sipër.

7. Flisja shqip në Çeki për një person ngjitur. Ai rrinte dëgjonte. Në fund doli që ishte shqiptar.

8. I dashuri kishte ditëlindjen dhe doja ta uroja me një sms të bukur, por mendova të ma shkruante shoqja. Në vend që t’i shkruaja shoqes, i shkruaj atij “shpejt se erdhi ora për ta uruar”.

9. Më tha që “isha te varri i mamit se ka datën e lindjes”. I thashë “edhe 100”.

10. I thashë një çift “sa gjyshër të rinj jeni”, kur ata ishin prindërit e fëmijës.

11. I thashë hallës “si e ke burrin”, ndërkohë që burri i ka vdekur pa lindur unë.

12. Shkova na aeroport një ditë më herët për t’u kthyer në Gjermani. Ngatërrova ditën.

13. Dola nga taksia pa paguar se isha shumë e lodhur. I thashë atij “faleminderit” vetëm.

14. I dhashë numrin të dashurit, por e kisha ngatëruar me numrin e ish-it.

15. Më ka parë vëllai zhveshur. Momenti më i keq në jetë. Kam qarë me orë.

16. Doja t’i bëja foto pedagogut seksi, por kisha ndez flash-in. ai ktheu kokën direkt, e kuptoi.

17. Hyra në klasë duke kënduar për shoqen “Shumë urime për ty”, plot zë. Zysha qëlloi që ishte brenda.

18. Kam hapur padashje makinën e një tjetri, u ula dhe prisja partnerin. Pas pesë minutash e kuptova.

19. Po i thoja mbesës për një lodër pellush, “Teze, shiko është gjirafa” dhe mbesa më thotë “është lopa”. Në fakt, lopë ishte.

20. Shkova në dyqan rrobash për të blerë, po shitësi po shihte porno me zë të lartë.

21. Dola në takim të parë me dikë. Nga emocionet ngatërrova tavolinën, pasi ai ishte me kurriz.

22. Në një konferencë. Thoja “pse qeshin këto mbrapa”. Kur shkova në shtëpi më tha i fejuari, “po ti etiketën e ke vënë”.

23. Tentoja rreth 10 minuta të hapja derën. Isha të dera e fqinjit.

24. Kisha një paciente fëmijë që vinte në klinikë, por gjithmonë vinte me babin. Një ditë vjen me një grua në moshë dhe unë i them, “paske ardhur me gjyshen sot”. “Jo, jam mamaja e vajzës,” më tha.

25. Dola nga tualeti i lokalit dhe gjithë njerëzit sytë nga unë. Më kishte ngecur fustani te mbathjet.

26. Fillova t’i tregoj shoqes një histori bombë sipas meje, që më kishte ndodhur mua. Kur ia plas të qeshurës ajo. Më thotë “kjo më ka ndodhur mua, ta kam thënë unë”. Kuptohet sa harraqe jam.

27. Dy çuna super bukuroshë rezervuan në hotel dhe unë i vura në dhomë me krevate të ndarë sepse mendova se ishin shokë. Ata u ankuan se ishin të martuar.

28. Urova nipin për ditëlindje. Më tha që e kishte më 19 qershor. “E mirë do të marr nesër prap” i thashë. Ai më thotë “e kam në 19 qershor”. Ishte 18 maj.

29. I bëra kafenë vjehrrës. Në vend të sheqerit, i hodha kripë. Uaa tmerr, ça sikleti. S’e doja veten.

30. Hyra në dhomën e prindërve pa trokitur dhe pashë jorganin që lëvizte. E kuptova ça po ndodhte dhe ika e tmerruar. Nuk i shihja dot me sy për një javë. Ata s’dinë gjë se nuk e dalluan.

- Mbërritur te @anabel_media, Instagram.

MOS I HUMBISNI