Anabelizim

Bilanci i vitit ku u bëra protagoniste e një filmi bardh e zi

Bilanci i vitit ku u bëra protagoniste e një filmi bardh e zi
Foto: Kevin Nkrumah

Viti që po lëmë pas ishte më i vështiri i jetës sime…

M’u desh të isha protagoniste e një filmi bardh e zi: ishte pikërisisht kështu; i bardhë si dy fëmijët e mi, dritat e mia të vogla që më ndriçojnë edhe në momentet e errëta, pastaj një hapësirë e madhe bosh ndjenjash të turbullta, indinjatë dhe trishtimi përzier; pa ngjyra… e pastaj veç klithma të heshtura të shpirtit tim që m’u desh t’i kapërceja bashkë me lotët që s’guxoja t’i derdhja nga sytë, një ulërimë që më turfullonte nga brenda dhe ngecte po aty në kraharor, e fshehur pas buzëqeshjeve të zeza.

Ndoshta në ndonjë moment në jetë kam kërkuar e luftuar të jem protagoniste, por nuk e kisha menduar kurrë që do të isha protagoniste e një filmi bardh e zi, të cilin skenari i jetës ma përplasi në fytyrë dhe nuk më la zgjidhje tjetër veçse ta metabolizoj brenda meje, se më duhet ta përqafoj këtë rol edhe ta jetoj.

M’u deshën 31 vite jetë për të kuptuar se sa të kota janë ndonjëherë ato gjërat vërtet të pavlera të cilave u kam dhënë rëndësi, dhe se çfarë vlen vërtet ndoshta e kam marrë për të mirëqenë apo nënvlerësuar. Kuptova sa e gjatë mund të të duket edhe veç një sekondë; se si ajo një sekondë mund të të ndryshojë jetën… përgjithmonë!

Kuptova sa e pafuqishme jam përpara universit, pikërisht atëherë kur zbulova te vetja një forcë që s’e dija që e kisha kalitur brenda meje me vitet, ndoshta për ta shfaqur pikërisht tani që kam më tepër nevojë të jem e fortë, të mësoj të mbijetoj në këtë luftë të mundimshme midis jetës e vdekjes, bazuar në një kronometër pa afat.

E kështu, mes kësaj rrëmuje bardh e zi të këtij viti, mësova të eci edhe mbi gjemba, edhe mbi prush, duke mbajtur kokën lart, duke kërkuar dritën e shpresës së fshehur pas reve që mbulonin qiellin tim. Ia dola ta ndal shiun veç për një ditë të shumë ëndërruar dhe të jetoj përrallën time të dashurisë, të kurorëzoj ndjenjën më sublime, të festoj jo veç për dashurinë, por për kuptimin e thellë që ajo mbart, për unitetin, për familjen, për përjetësinë… Ia dola! Arrita ta shkruaj të bardhën mbi të zezë, duke ia rrëmbyer jetës si trofe faktin që atë natë ti ishe prezent aty, si një kujtim që do mbetet i gdhendur gjithmonë, ndoshta edhe kur e nesërmja do zbrazë shiun e reve të këtij qielli të zymtë.

Ndoshta nuk do të jem aq e fortë sa të mund të hap çadrën dhe të dal e palagur nga stuhia, por të paktën do të kem aty atë kujtim që nuk e fshin dot as ky shi i rrëmbyer, sepse do të mbetet brenda meje si fitorja e vetme e të gjitha humbjeve të këtij viti, si filli i pakëputur që më mban lidhur me përjetësinë…

(e shkruar një natë me shi, duke bërë bilancin e një viti gjatë të cilit im atë u diagnostikua me tumor malinj të shkallës së IV dhe ende po lufton me të, ndonëse fatkeqësisht shanset reale për mbijetesë janë të tilla që veç një mrekulli do ta bënte ta fitonte këtë betejë.)

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

The balance of the year where I became the protagonist of a black and white film

Bilanci i vitit ku u bëra protagoniste e një filmi bardh e zi
Photo: Kevin Nkrumah

The year we are leaving behind was the most difficult of my life...

I had to be the protagonist of a black and white film: it was exactly like this; white like my two children, my little lights that illuminate me even in the darkest moments, then a vast empty space of confused feelings, indignation and sadness mixed; without color… and then only silent cries of my soul that I had to overcome along with the tears that I didn't dare to shed from my eyes, a scream that suffocated me from within and stuck right there in my chest, hidden behind black smiles.

Perhaps at some point in my life I have sought and fought to be the protagonist, but I never thought that I would be the protagonist of a black and white film, which the script of life slapped in my face and left me with no choice but to metabolize it within myself, that I must embrace this role and live it.

It took me 31 years of life to realize how pointless sometimes are the truly worthless things I've given importance to, and what's truly valuable I've probably taken for granted or underestimated. I realized how long even a second can seem; how that one second can change your life... forever!

I realized how powerless I am before the universe, precisely when I discovered in myself a strength that I didn't know I had cultivated within me over the years, perhaps to show it precisely now that I need to be strong more, to learn to survive in this arduous struggle between life and death, based on an endless stopwatch.

And so, amidst this black and white mess of this year, I learned to walk both on thorns and on embers, holding my head high, searching for the light of hope hidden behind the clouds that covered my sky. I managed to stop the rain for just one long-dreamed-of day and live my fairy tale of love, to crown the most sublime feeling, to celebrate not only love, but the deep meaning it carries, for unity, for family, for eternity… I did it! I managed to write white on black, snatching from life as a trophy the fact that you were present there that night, as a memory that will remain engraved forever, perhaps even when tomorrow empties the rain of clouds from this gloomy sky.

Maybe I won't be strong enough to open the tent and come out of the storm unscathed, but at least I'll have that memory there that not even this torrential rain can erase, because it will remain within me as the only victory of all this year's losses, as the unbroken thread that keeps me connected to eternity...

(written on a rainy night, taking stock of a year during which my father was diagnosed with stage IV malignant tumor and is still fighting it, although unfortunately the real chances of survival are such that only a miracle would make him win this battle.)

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .