Showbiz dhe TV

Elton Deda ironizon vendimin e qeverisë: ‘Ne muzikantët, t’i bëjmë live-t në 8 të mëngjesit’

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2020

Elton Deda ironizon vendimin e qeverisë: ‘Ne muzikantët,

Në një postim në Facebook, Elton Deda ironizon vendimin e qeverisë për të mbyllur klubet e natës, diskot dhe lounge baret.

Deda shkruan se dikush “sapo i dha një mendim të vyer. “Ne muzikantët, t’i bëjmë live-t tona nga ora 8 e mëngjesit deri në 10,” shkruan ai. “Në këtë mënyrë shijohet kafeja e mëngjesit përsëmbari. Faleminderit të gjithëve që do na mbështesni në këto orare.”

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, këto mjedise janë shndërruar në vatra infeksioni dhe të pranishmit bëhen bartës të virusit dhe potencialisht e transmetojnë atë te të tjerët. Vendimi i ri ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Detajet e tjera të Aktit Normativ i lexoni këtu.