News

Vendosni Kosovën në hartë: Peticioni drejtuar Apple

Vendosni Kosovën në hartë: Peticioni drejtuar Apple

Një peticion, i publikuar ditën e premte, po kërkon që Apple Maps të vendosë kufijtë ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të shënojë emrin e Kosovës në hartë. Vija kufitare që ndan dy vendet në Apple Maps, është vizualisht ndryshe nga ato të përdorura për të ndarë kufijtë e vendeve të tjera, duke e bërë kështu Kosovën të duket si pjesë e Serbisë dhe duke mos shënuar emrin e saj në hartë, por vetëm atë të Prishtinës. Peticioni me emër “Vendoseni Kosovën në Apple Maps” ka fituar afër 50.000 nënshkrime një ditë pas postimit të tij në internet.

“Është shumë shqetësuese që Kosova nuk shfaqet në Apple Maps. Vështirë se mund të shihen kufijtë e saj dhe gjëja më e keqe është se tregohet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt, sepse Kosova ka qenë një vend i pavarur që prej vitit 2008.”

Kujtojmë se Serbia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008.

Nëse krahasojmë dy hartat, atë të Google dhe Apple, vihen re disa diferenca të dukshme. Së pari, në të dy hartat, kufiri i Kosovës nuk është i njëjtë me atë të vendeve të tjera. Në hartën e Apple, ka një ngjyrim rozë të lehtë, që thuajse nuk duket dhe nuk është vendosur emri “Kosovë”, por vetëm Prishtinë, disa qytete të Serbisë dhe “Serbi”. Ky shënim krijon idenë se Prishtina është një qytet i Serbisë dhe Kosova nuk duket gjëkundi.

Në hartën e Google, ndarja kufitare është më e theksuar, por me vija të ndërprera. Sipas The Economist, vendosja e kufirit të një vendi në hartë, bëhet kështu kur ka kufij “të diskutueshëm” mes vendeve, si në rastin Kosovë-Serbi, pra është një mënyrë e të qenit politikisht korrekt me të dy vendet. Gjithsesi, emri i Kosovës duket qartazi në hartë dhe mund të dallohet se kemi të bëjmë me dy shtete të ndryshme. Ndërkohë, nuk ka ende një sqarim apo përgjigje për mënyrën se si (nuk) shfaqet Kosova në hartë, nga Apple Maps.

Vendosni Kosovën në hartë: Peticioni drejtuar Apple
Në të majtë: Harta e Google/Në të djathtë: Harta e Apple

Së fundmi, një problem të ngjashëm ka patur edhe Palestina. “Free Palestine”, po bëhet virale në Twitter, pasi njerëzit kanë vënë re se vendi nuk figuron në hartat e Google dhe Apple. Në fakt, që në 2016-ën, një prej zëdhënësve të Google, është shprehur se për shkak të një gabimi, Bregu Perëndimor, Gaza dhe Palestina janë zhdukur nga harta. Ai tha se Google po punonte për t’i vendosur sa më shpejt në hartë, por sot, 4 vite më vonë, interneti shpërthen për po të njëjtin problem. Pra, Google, nuk e hoqi Palestinën nga harta, pasi një etiketë me emrin “Palestinë”, nuk ka qenë ndonjëherë aty.

- Për realizimin e këtij artikulli, u morën pjesërisht materiale nga: The Economist, Engadget & Exit News

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Put Kosovo on the map: Petition to Apple

Vendosni Kosovën në hartë: Peticioni drejtuar Apple

A petition, published on Friday, is asking Apple Maps to establish the international borders between Kosovo and Serbia, as well as to mark Kosovo's name on the map. The border line that separates the two countries in Apple Maps is visually different from those used to divide the borders of other countries, thus making Kosovo appear as part of Serbia and not marking its name on the map, but only that of Prishtina. The petition entitled "Put Kosovo on Apple Maps" won close to 50,000 signatures a day after it was posted online.

"It is very worrying that Kosovo does not appear on Apple Maps. Its borders can hardly be seen and the worst thing is that it is shown as part of Serbia. That must change as soon as possible, because Kosovo has been an independent country since 2008. "

We recall that Serbia has not yet recognized Kosovo's independence, since the declaration of Independence in 2008.

If we compare the two maps, that of Google and Apple, we notice some obvious differences. First, in both maps, Kosovo's border is not the same as that of other countries. On the Apple map, there is a light pink color, which is almost invisible and the name "Kosovo" is not placed, but only Pristina, some cities in Serbia and "Serbia". This note creates the idea that Pristina is a city of Serbia and Kosovo does not appear anywhere. On the Google map, the border division is more pronounced, but with dashed lines. According to The Economist, putting a country's border on the map is done when there are "debatable" borders between countries, as in the case of Kosovo-Serbia, so it is a way of being politically correct with both countries. However, the name of Kosovo appears clearly on the map and it can be seen that we are dealing with two different countries. Meanwhile,

Vendosni Kosovën në hartë: Peticioni drejtuar Apple
Left: Google Map / Right: Apple Map

Recently, Palestine has had a similar problem. "Free Palestine" is going viral on Twitter, as people have noticed that the country does not appear on Google and Apple maps. In fact, since 2016, one of the Google spokespersons has stated that due to a mistake, the West Bank, Gaza and Palestine have disappeared from the map. He said Google was working to put them on the map as soon as possible, but today, 4 years later, the internet erupts for the same problem. So Google did not remove Palestine from the map, as a label called "Palestine" has never been there.

- For the realization of this article, materials were partially obtained from: The Economist, Engadget & Exit News