Keshilla Arredimi

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2020

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

Arredimi i shtëpisë do të ishte gjëja më e lehtë në botë, sikur mos të ishte një problem i vogël: financat. Të ndërrosh mobilje, apo të bësh ndryshime me rëndësi në shtëpi, mund të jetë shumë e kushtueshme, por ka disa mënyra arredimi që mund t’jua lehtësojnë këtë barrë disi.

- Moderimi

Mos i blini menjëherë të gjitha gjërat e reja që ju duhen. Këtë muaj, mund të vendosni të blini një jastëk dekorativ dhe muajin tjetër raftin e ri të këpucëve. Kështu, nuk e rrezikoni shumë gjendjen ekonomike të muajit dhe arrini të merrni ato çfarë ju duhen.

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

- Improvizoni

Ndonjëherë, kombinime apo ide, të cilat nuk i kishit menduar kurrë, dalin më mirë seç e prisnit. Provoni të krijoni një “komodinë të vogël” të përbërë nga disa libra, të vendosur njëri poshtë tjetrit dhe vendosni disa qirinj dekorativë apo një fotografi të vogël mbi to, ose vendosini si një element dekorativ mbi tavolinë.

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

- Vini imagjinatën në punë

Mos harroni se më mirë se ju, s’mund t’i arredojë askush edhe cepat më të vegjël të shtëpisë suaj. Provoni të blini një pasqyrë të thjeshtë dhe ta “zbukuroni” ashtu siç dini ju. Ja disa ide, fare të thjeshta:

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

- Bëjeni vetë

Përpiquni të blini mobilje, të cilat mund t’ju bashkoni pjesët vetë. Kjo do t’ju kushtojë më pak para dhe më shumë kohë, por rezultati do të jetë i njëjtë.

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

- Pikturat

Nëse nuk keni mundësi të merrni atë pikturën e shtrenjtë, për ta varur në mur, mund të bëni diçka shumë më ekonomike. Blini disa korniza të thjeshta, printoni disa fotografi estetike dhe sapo krijuat një pjesë muri me shumë stil, që me siguri do t’i japë një pamje tjetër dhomës suaj.

Në Shqipëri, ka plot artistë të rinj e të talentuar, të cilët krijojnë dizajne dhe piktura të personalizuara. Këto, sigurisht, nuk kushtojnë sa një printim A3, por çmimet janë relativisht të përballueshme dhe rezultati do të jetë fantastik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ajna’s Sketches & more (@ajnasart) on

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë

- Minimalist

Çdo arredim i rëndë, me shumë ngjyra dhe modele të ndryshme mobijesh, mund t’ju marrë shumë para. Qëndroni në një stil të sigurt, siç është ai minimalist.

Mënyra për të arreduar shtëpinë pa shpenzuar shumë