Celebrity

Keqtrajtimi i stafit të Ellen: Ç’fshihet pas deklaratave tronditëse

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2020

Keqtrajtimi i stafit të Ellen: Ç’fshihet pas deklaratave

Pas shumë aludimeve, për ambientin e punës dhe problematikat me The Ellen Show, ngjarja ka marrë përsëri vëmendje, pasi tashmë, jo vetëm punonjësit, por edhe drejtuesit e shfaqjes kanë vendosur të flasin. Një punonjës i tanishëm dhe 10 ish-punonjës kanë folur për BuzzFeed News lidhur me përvojat e tyre në emisionet e Ellen DeGeneres. Individët, të cilët kanë pranuar të flasin vetëm me kushtin e anonimitetit nga frika e ndëshkimit, thanë për Buzzfeed News në një artikull të botuar të enjten (16 korrik), se Ellen DeGeneres nuk është njeriu gazmor dhe dashamirës, që njerëzit shohin në shtëpi. Ata thanë se janë pushuar nga puna, pasi morën disa ditë leje për çështje mjekësore, apo për të bërë varrimin e një të afërmi.

Megjithatë, një prej ish-punonjësve shprehet kështu: “Njerëzit përqendrohen tek thashethemet në lidhje me sa e keqe është Ellen, por nuk është kjo çështja. Problemi qëndron tek tre producentët ekzekutivë, që merren me shfaqjen dhe janë përgjëgjës për pjesën tjetër të të punësuarve. Ata kanë krijuar një kulturë të gabuar pune dhe shpeshherë bullizojnë të punësuarit. Mendojnë se të gjithë ata që punojnë në The Ellen Show janë me fat që janë aty. Shpesh na thonin se, nëse keni një problem, ikni nga puna dhe ne do të punësojmë dikë tjetër sepse të gjithë duan të punojnë këtu.”

Producentët ekzekutivë Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner thanë për E! News se ata po i marrin pretendimet shumë seriozisht, duke shtuar një deklaratë: “Jemi vërtet të shqetësuar dhe na vjen keq kur mësojmë se edhe një person i familjes sonë prodhuese ka patur një përvojë negative. Nuk është kjo ajo që jemi, apo çfarë po përpiqemi të bëhemi dhe ky nuk është misioni që Ellen ka për ne. Përgjegjësia e përditshme e shfaqjes së Ellen është plotësisht mbi ne. Ne do t’i marrim të gjitha këto shumë seriozisht dhe kuptojmë se duhet të bëjmë më mirë. Jemi të përkushtuar për të bërë më mirë dhe do të bëjmë më mirë."

Një grua me ngjyrë thotë se ka patur sjellje pothuajse agresive kundrejt saj dhe se u qortura nga Galvin, një prej producentëve, kur kërkoi rritje rroge. “Ndjehem sikur nuk jam vetëm në këtë," tha ajo. “Ne të gjithë, jemi ndjerë kështu prej kohësh, por kemi patur frikë të themi diçka. Unë nuk kam guxuar të flas, sepse të gjithë e dinë se çfarë ndodh kur thua diçka si një person me ngjyrë. Futesh direkt në listën e zezë."

Një tjetër ish-punonjës tha se pasi mori një leje mjekësore një muaj pas një përpjekje vetëvrasjeje, ai u kthye në punë dhe iu tha se pozicioni i tij ishte duke u eliminuar. Në një incident, një punonjës tha që atë u pushua nga puna pasi mori një leje mjekësore tre-javore për dëmtimet e pësuara në një aksident automobilistik. “Ky është përkufizimi i një ambienti toksik pune, ku ata ju bëjnë të ndiheni sikur keni një problem," thotë një prej punonjësve.

BuzzFeed News ka vërtetuar gjithashtu, edhe dokumentet mjekësore të këtyre punonjsëve, për t'u siguruar që gjithçka thuhet, është e vërtetë.

Një punonjës tjetër, thotë se ata që pëlqehen më shumë nga prodhuesit e Ellen Show, trajtohen më mirë dhe shpesh u jepen dhurata që shfaqja merr nga sponsorët e saj.

“Nëse ajo dëshiron të ketë shfaqjen e saj me emrin e saj në titullin e emisionit, duhet të përfshihet më shumë për të parë se çfarë po ndodh. Unë mendoj se producentët ekzekutivë e rrethojnë atë dhe i thonë: "Gjërat po shkojnë mirë, të gjithë janë të lumtur," dhe ajo thjesht iu beson, por është përgjegjësia e saj të shkojë përtej kësaj."

Burimi: E! News, BuzzFeed News