Një nga “streset” e vogla të stinës së verës janë edhe fotot në plazh. Nuk gjejmë gjithnjë këndin më të mirë për foton perfekte, asnjë nga fotot që bëjmë nuk përshtatet me pjesën tjetër të profilit në Instagramin tonë, dielli në fytyrë nuk po na bën të dukemi dhe aq “sunkissed” ose thjesht nuk dimë si të pozojmë. Sido që të jetë, idetë e mëposhtme mund të jenë shpëtimi ynë:
- Nëse nuk doni të tregoni fytyrën
Mund të jeni djegur nga plazhi apo ta keni zbardhur fytyrën me kremin mbrojtës. Cilado qoftë arsyeja, këtu keni disa poza që nuk e ekspozojnë shumë fytyrën.
- Shoqëria e ngushtë/Fotot në grup
Fotot me shoqen e ngushtë ose në grup mund të bëhen të lodhshme, kur nuk arrini të bini dakord për asnjë foto. Mbase me këto ide do të jeni më në fund rehat.
- Nëse doni të jeni shtrirë
Për këmbë të holla e të gjata, përveç pozës klasike me një këmbë përpara tjetrës, të pozuarit shtrirë ka po të njëjtin efekt, në mos edhe më mirë. Do të keni foton më sensuale të verës!
- Nëse keni ç’të tregoni
Disa poza për të theksuar pjesë të trupit që nuk doni t’i fshihni, si: të pasmet apo muskujt e barkut.